Kronikë

Brenda 25 orësh, i vihet 2 herë zjarri makinës së shqiptarit në Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:00 - 17/08/22 |
Opi Nion

Dy herë i është vënë zjarri makinës së një 40-vjeçari shqiptar në Patisia të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se autorët, në një hark kohor prej 25 orësh, vendosën dy mjete plasëse të improvizuara në makinën e 40-vjeçarit të parkuar në rrugën Yrkanias.

Rasti i parë i zjarrvënies ishte në datën 12 gusht, rreth orës 01:40, ku persona të panjohur i janë afruar makinës së emigrantit shqiptar dhe i kanë vënë flakën, duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme të veturës. Në vendngjarje, policia greke gjeti shishe butani dhe mbetje plastike.

Ndërsa, rasti i dytë u regjistrua mëngjesin e datës 13 gusht rreth orës 03:05 , ku sërish persona të paidentifikuar i janë afruar makinës së 40-vjeçarit me inicialet N.E dhe i kanë vënë flakën mjetit duke e shkatërruar plotësisht atë.

Herën e dytë në vendngjarje autoritetet greke gjetën dy shishe butani të dëmtuara dhe mbetje plastike.

Tashmë oficerët e sigurimit të Patisias por edhe nëndrejtoria e sigurisë së Atikës po hetojnë për konflikte që mund të ketë 40-vjeçari për të arritur në gjurmët e autorëve./Opinion.al

 

Pas