“Pushimet verore sollën një numër të madh shtetasish shqiptar e të huaj në Durrës përmes portit. Vetëm gjatë 10 ditëve të para të gushtit, mbi 86 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes linjave detare, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.
Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, 54,219 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 31,849 në dalje, çka tregon për një shtim prej 7,335 pasagjerësh më shumë se viti paraardhës.
Të dhënat tregojnë se hyrje-daljet e udhëtarëve përgjatë 10 ditëve të para të muajit Gusht kanë shfaqur një rritje në masën 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, çka dëshmon edhe numrin e lartë të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.
Përgjatë ditëve të fluksit autoritetet portuale morën masa të posaçme për të menaxhuar rritjen e numrit të pasagjerëve dhe shmangur radhët e gjata.
Tv Klan