Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Shqipëri në një politikë aktive.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse e sheh mundësinë e rikthimit në Shqipëri, Bregu tha: “Nuk përjashtoj asgjë. As angazhimin ndërkombëtar dhe as atë lokal”.
“Familja ime është në Shqipëri, vazhdoj të jem në një stërvitje politike. Asnjëherë nuk e përjashtoj si mundësi”, tha Bregu.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për diskutimin e emrit të saj si një presidente e mundshme e propozuar nga mazhoranca, Bregu tha se kurrë nuk do të kishte qenë një presidente e propozuar nga PS. Ajo tha se diskutimin e emrit të saj e ka mësuar vetëm nga mediat.
“Nuk jam konsultuar me askënd, nuk kam patur asnjë bisede më aksënd, nuk më shkonte dhe nuk do të kisha qenë kurrë një presidente e propozuar nga grupi i Partisë Socialiste”, tha Bregu./Opinion.al