Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu përgjatë një interviste në ‘Top Story’, theksoi se analiza për humbjen e zgjedhjeve në Dibër nuk është e vërtetë.
Më tej, Bregu tha se opozita nuk ka frymë për organizim.
“Dibra ishte humbje. Pata një parandjenje për humbjen. Kam qenë dy herë në këtë fushatë. I telefonova Shehut. Shkova dhe takova gratë dhe ato më shihnin me shijen “Të dëgjojmë çfarë nga thonë”, por pa entuziazëm”, u shpreh Bregu.
Ndërkaq, ajo është pyetur nëse i druhet një përjashtimi nga lista e kandidatëve për deputet të PD-së në zgjedhjet e 2017-ës, Bregu tha: se në PD ka hyrë nga dera dhe se nuk e nxjerr dot kush nga dritarja.