Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bregu: Luli bën gabime vazhdimisht, nuk e di nëse është i lehtë apo i djallëzuar

2018/03/20 at 9:45 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bregu: Luli bën gabime vazhdimisht, nuk e di nëse është i lehtë apo i djallëzuar

“Mua më nxorrën nga Parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë”. Kështu e nisi bisedën në studion e “Provokacija” në ABC News ish-deputetja dhe ish-ministrja demokrate Majlinda Bregu.

Ajo pranon se nuk ishte zgjedhja e saj që të ishte jashtë Parlamentit, por mendon që nëse Parlamenti vazhdon në këtë formë që është, nuk do që të jetë pjesë e saj.

Si është jeta jashtë Parlamentit?

Bregu: “Nuk ishte zgjedhje e imja, por është një periudhë shumë e mirë. Vazhdoj të jem nga ata njerëz që nuk e mendoj politikën si një lojë të pisët. Në rast se Parlamenti do vazhdojë në këtë formë që është, jo faleminderit nuk dua të jem pjesë e këtij parlamenti. Mua më nxorrën nga parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë. 

Është një person që quhet Lulzim Basha, çfarë mendon për të?

Bregu:“Unë e njoh herët Lulin, që në gjimnaz pavarësisht se pastaj u shkëputëm, sa dhe kam folur kaq shumë sa e them po mirë është kaq elegante të them gjithë ditën sa gabime bën Luli.

Luli bën dëngaz gabime gjatë gjithë ditës dhe në politikë gjatë gjithë kohës. Më nevrikos me lehtësinë që i merr gjërat, ndonjëhëre nuk arrij ta ndaj në disa vendime, është më shumë i lehtë apo djallëzor.

Të kisha mundësdi që t’i bërtisja fort që nuk është vetëm karriera jote në lojë, por po shkatërrohet një forcë e tërë politike që ishte aset në politikën shqiptare me të mirat dhe të këqijat. Por kishte një vokacion të pastër Perëndimor.

Nëse do ishe deputete do t’i shprehje këto kritika ndaj Bashës?

“I kam thënë këto gjëra jo sot. Ka 3 vite që nga momenti kur isha deputete, nuk kam dashur të sfidoj askënd, por kam folur atëherë kur nuk fliste njeri për problemet e Partisë Demokratike.

Problemi ynë nuk ishte të luanim me prestigjin e viktimës. Në këtë vend për të mbajtur demokracinë në shina përgjegjësia është e opozitës, qeveria është gjithmonë problemi.

I kam thënë këto gjëra edhe për analizat e munguara dhe mesa duket besoj që edhe në grup nuk do donte të kishte një njeri që ta kundërshtonte dhe unë mora çmimin dhe dola jashtë.

Por nuk më tha asnjëherë, gratë duan të përballen, burrat ikin, nuk përballen”.

Bregu:Për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit

Në “Provokacija” Bregu është pyetur edhe për integrimin në BE. Sipas saj, për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit.

Çfarë është Europa për ju?

Bregu: “Pasion dhe rikthim nga atje ku jemi shkëputur. Sipas studiuesit gjerman Europa nuk është e përcaktuar qartë, nuk ka formë të qartë. Për shumë është ëndërr, për të tjerë projekt politik, kontinenti ku nuk ka fuqi të merren vendime, bashkejetëse e burokratëve e teknokratëve, për të tjerë vendi që hahet mirë e vishen mirë, për disa të tjerë është vendi që gjejnë strehë.

Për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit.

Europa u themelua në bazë të klubit të krishterë, por pastaj u zhvillua në bazë të vlerave themelore, që unë e shoh me shumë frikë që Europa po rrëshket e po ikën.

Të gjithë ata që mendojnë se Europa që vazhdon të jetë një kontinent që frymëzon dhe ata që e shohin si një listë rregullash.

Ka një tendencë në rritje të shqiptarëve që duan Evropën. Sa më shumë bëhet e pashpresë së brendshme situata aq më shumë shtohet dëshira për largim.

Evropa ka qenë e padrejtë me Shqipërinë, sepse kjo pjesë e rajonit ka vuajtur shumë për faj të historisë, jo të shqiptarëve. Kjo lloj marrëdhënie është e padrejtë. /abcnews.al

Etiketa: bregudjallezuarlulzim basha

Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët
Aktualitet

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët

11 Tetor, 2025 6:02 pm
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare
Kryesore

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11 Tetor, 2025 4:09 pm
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë
Aktualitet

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë

11 Tetor, 2025 2:42 pm
Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
Kryesore

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

11 Tetor, 2025 2:08 pm
Para

5 arsye pse burrat ikin nga gratë

Për skandalin e Jetimores Voltana Ademi ka një zgjidhje…

Voltana Ademi: Përmbytjet u shkaktuan nga hapja e portave të kaskadave

Prençi: 15 fshatra nën ujë në Shkodër. Shpallja e emergjencës jo kompentencë e jona

Prençi: 15 fshatra nën ujë në Shkodër. Shpallja e emergjencës jo kompentencë e jona

TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com