Presidentin i Brazilit Jair Bolonaro ka ndaluar ndezjen e zjarreve për pastrimin e tokës për 60 ditë si kundërpërgjigje ndaj rritjes së vatrave të zjarrit në pyjet e Amazonës.
Bolsonero është përballur me kritika të shumta për dështim në mbrojtjen e pyjeve. Ky dekret i fundit ende nuk është përcaktuar se çfarë ndikimi do të ketë pasi ambientalistët thonë se pastrimi i pyjeve është aktualisht i ndaluar dhe gjithashtu zbatimi i kësaj mase të re mbete i dobët.
Amazona është përfshirë nga 80,000 vatra zjarri këtë vit. Ajo konsiderohet mushkëria e botës duke qenë se është masivi pyjor që thith më shumë karbon dhe ndalon ritmin e ngrohjes globale.
Vendet e Amerikës së Jugut do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar lidhur me këtë çështje. /Opinion.al