Bota

Brazili heq të dhënat mbi Covid-19 pas rritjes së numrit të viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 07/06/20 |
Al Do

Brazili ka hequr të dhënat mujore për Covid-19 nga faqja zyrtare e internetit në mesin e kritikave për Presidentin Jair Bolsonaro dhe mënyrën që ai ka trajtuar shpërthimin.

Ministria e shëndetësisë tha se tani do të raportojë vetëm rastet dhe vdekjet në 24 orët e fundit, duke mos dhënë më një shifër totale siç bëjnë shumica e vendeve.

Bolsonaro tha që të dhënat kumulative nuk pasqyrojnë gjendjen aktuale.

Brazili ka numrin e dytë më të lartë të rasteve në botë, dhe kohët e fundit ka pasur më shumë vdekje të reja se çdo shtet tjetër.

Vendi i Amerikës Latine ka më shumë se 640,000 raste të konfirmuara, por numri besohet të jetë shumë më i lartë për shkak të testimit të pamjaftueshëm. Më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur, numri i tretë më i lartë në botë.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë është kritikuar për refuzimin e masave të bllokimit të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe, të premten, kërcënoi të tërhiqej nga organizata, duke e akuzuar atë si një “organizatë partizane politike”.

Presidenti u është bashkuar vazhdimisht mbështetësve në protesta muajt e fundit, duke injoruar këshillat për distancimin social. /Opinion.al

Pas