Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit.
Sipas BBC, mësohet se në bordin e balonës ishin 21 persona.
Aksidenti ndodhi pranë një qendre shëndetësore në qytetin e Praia Grande të shtunën në mëngjes, tha Guvernatori i Santa Catarina Jorginho Mello në një postim në X.
Zyra e shtypit e qeverisë së shtetit tha se 13 të mbijetuar u dërguan në spitale menjëherë pas aksidentit.
Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.
Praia Grande ndodhet në Santa Catarina jugore dhe është një destinacion popullor turistik.
Qyteti është i njohur për aktivitetet e tij me balonë.