Kombëtaret e Brazilit dhe Argjentinës në futboll do të përballen mes tyre në një ndeshje miqësore më 9 qershor në Australi, në një sfidë që organizohet “Chevrolet Brasil Global”. Takimi do të organizohet në Melburn dhe përballë njëra-tjetrës do të jenë dy nga kombëtaret më të njohura në futboll, “armike” të betuara dhe rivale të forta të njëra-tjetrës në Amerikën Latine. Lajmi është konfirmuar sot në mëngjes nga mediat australiane, që ka thënë se është arritur marrëveshja me të dyja palët për këtë miqësore luksi,
Dy ekipet janë përballur për herë të fundit mes tyrë në nëntor të vitit të kaluar, në kualifikueset për Botërorin “Rusi 2018”, me Brazilin që fitoi 3-0 ndaj Argjentinës (golat u shënuan nga Coutinho, Neymar dhe Paulinho). Kjo nuk është hera e parë që dy kombëtaret luajnë në këtë event, teksa hera e fundit ka qenë ajo e tetorit 2014, kur Brazili fitoi 2-0 ndaj Argjentinës në Pekin (Kinë). Organizatorët e këtij eventi konfirmuan gjithashtu se Brazili do të luajë edhe një miqësore tjetër pas disa ditësh, por nuk e specifikuan se kush do të jetë skuadra tjetër rivale.