Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braverman: Plani për t’i çuar azilkërkuesit në Ruandë është akt njerëzor

2023/03/19 at 4:44 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Braverman: Plani për t’i çuar azilkërkuesit në Ruandë është akt njerëzor

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, nga Kigali, mbrojti planin për të dëbuar në Ruandë azilkërkuesit që mbërrinin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar duke e quajtur atë një veprim njerëzor dhe një akt dashurie.

Konservatorët e konsiderojnë si prioritetin e tyre trajtimin e imigracionit të paligjshëm, i cili ishte një nga premtimet kryesore të Brexit. Por numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla po rritet. Rreth 45,000 njerëz kanë arritur tashmë në brigjet e Anglisë që nga fillimi i vitit, krahasuar me 28,526 në 2021.

Duke besuar se do të dekurajonte emigrantët e mundshëm, qeveria arriti një marrëveshje me Ruandën për t’i dërguar ata atje.  “Unë sinqerisht besoj se ky bashkëpunim midis dy aleatëve dhe miqve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, do të hapë rrugën për gjetjen e një zgjidhjeje humanitare dhe të dhembshur,” u tha Braverman gazetarëve, shoqëruar nga Ministri i Jashtëm i Ruandës, Vincent Biruta. Braverman argumentoi se ekziston një “krizë globale migracioni”.

Ky plan “jo vetëm që do të ndihmojë në çmontimin e rrjeteve kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, por gjithashtu do të shpëtojë jetë,” siguroi Biruta.

Në dhjetor, Gjykata e Lartë në Londër i dha dritën jeshile këtij plani të diskutueshëm, të cilin qeveria e Rishi Sunak dëshiron ta zbatojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por një muaj më vonë, gjyqësori britanik pranoi të shqyrtonte një apel kundër kësaj marrëveshjeje.

Fluturimi i parë për të transportuar emigrantë në Ruandë, qershorin e kaluar, u anulua pas një vendimi nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që kërkonte një rishikim të thelluar të politikës.

Ruanda, e sunduar me grusht të hekurt nga Paul Kagame pas përfundimit të gjenocidit të vitit 1994, në të cilin OKB thotë se u vranë 800,000 persona, shpesh akuzohet nga organizatat joqeveritare për shtypjen e lirisë së shprehjes.

Më herët sot, mijëra njerëz protestuan në qytete të ndryshme britanike (Londër, Glasgow, Cardiff, etj.) kundër politikës së qeverisë për emigracionin. Disa mbanin stema me sloganin “Kalim i sigurt, jo Ruanda”.

Shumë media britanike si gazeta Guardian dhe BBC nuk u ftuan për të mbuluar vizitën e Sekretares së Brendshme në Ruandë. /Opinion.al

Etiketa: bravermanBritaniruande

Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur
Kronikë

Parandalohet një tjetër krim në familje, 31-vjeçari kërcënon vëllain dhe dajën me armë

21 Mars, 2023 10:55 am
Korrupsioni në bashkinë e Bulqizës, “i arrestuari” troket në gjykatë: Jam i lirë
Te Fundit

Shkoi vetë në gjykatë, lihet në burg sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Bulqizë

21 Mars, 2023 10:36 am
Punonjësit e portit të Shëngjinit në protestë: S’kemi marrë pagat prej 3 muajsh
Aktualitet

Punonjësit e portit të Shëngjinit në protestë: S’kemi marrë pagat prej 3 muajsh

21 Mars, 2023 10:27 am
Rama vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe, takim me homologun britanik Sunak
Aktualitet

Rama vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe, takim me homologun britanik Sunak

21 Mars, 2023 10:16 am
Amazon shkurton edhe 9000 vende të tjera pune
Bota

Amazon shkurton edhe 9000 vende të tjera pune

21 Mars, 2023 10:05 am
Tiranë/41-vjeçari kërcënon me kallashnikov familjen, ndërhyn policia
Kronikë

Tiranë/41-vjeçari kërcënon me kallashnikov familjen, ndërhyn policia

21 Mars, 2023 9:45 am
Xi Jinping në Moskë, kryeministri japonez vizitë sot në Kiev!
Bota

Xi Jinping në Moskë, kryeministri japonez vizitë sot në Kiev!

21 Mars, 2023 9:23 am
Shpëtimi i Credit Suisse zgjidhje e mirë por që bart edhe rreziqe
Bota

Shpëtimi i Credit Suisse zgjidhje e mirë por që bart edhe rreziqe

21 Mars, 2023 9:01 am
Çfarë ndodh nëse arrestohet ish-presidenti Donald Trump?
Bota

Çfarë ndodh nëse arrestohet ish-presidenti Donald Trump?

21 Mars, 2023 8:32 am
Plane për fundjavën? Zonat ku pritet të ketë reshje shiu
Aktualitet

Moti/ Vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

21 Mars, 2023 8:25 am
Para
Zogu ngec në motor, probleme në fluturimin e avionit nga Athina në Rodos

Zogu ngec në motor, probleme në fluturimin e avionit nga Athina në Rodos

Moska: Dronët amerikanë mbi Balltik tregojnë përfshirjen e SHBA-së në luftë kundër Rusisë

Moska: Dronët amerikanë mbi Balltik tregojnë përfshirjen e SHBA-së në luftë kundër Rusisë

Tronditet Greqia/Autori kryen vrasjen dhe më pas hedh video në TikTok

Tronditet Greqia/Autori kryen vrasjen dhe më pas hedh video në TikTok

TE FUNDIT

Parandalohet një tjetër krim në familje, 31-vjeçari kërcënon vëllain dhe dajën me armë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur
21 Mars, 2023

Parandalohet një tjetër krim në familje, në qytetin e Tiranës. 31-vjeçari me iniciale I.M. është arrestuar ditën e sotme nga...

Lexo më shumë

Shkoi vetë në gjykatë, lihet në burg sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Bulqizë

Korrupsioni në bashkinë e Bulqizës, “i arrestuari” troket në gjykatë: Jam i lirë
21 Mars, 2023

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën arrest me burg për sekretarin e përgjithshëm të...

Lexo më shumë

Punonjësit e portit të Shëngjinit në protestë: S’kemi marrë pagat prej 3 muajsh

Punonjësit e portit të Shëngjinit në protestë: S’kemi marrë pagat prej 3 muajsh
21 Mars, 2023

Mëngjesin e kësaj të marte punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë, sepse sipas tyre nuk kanë marrë...

Lexo më shumë

Rama vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe, takim me homologun britanik Sunak

Rama vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe, takim me homologun britanik Sunak
21 Mars, 2023

Kryeministri, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe. Klan News raporton se kreu i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com