Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braverman: Plani për t’i çuar azilkërkuesit në Ruandë është akt njerëzor

2023/03/19 at 4:44 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Braverman: Plani për t’i çuar azilkërkuesit në Ruandë është akt njerëzor

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, nga Kigali, mbrojti planin për të dëbuar në Ruandë azilkërkuesit që mbërrinin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar duke e quajtur atë një veprim njerëzor dhe një akt dashurie.

Konservatorët e konsiderojnë si prioritetin e tyre trajtimin e imigracionit të paligjshëm, i cili ishte një nga premtimet kryesore të Brexit. Por numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla po rritet. Rreth 45,000 njerëz kanë arritur tashmë në brigjet e Anglisë që nga fillimi i vitit, krahasuar me 28,526 në 2021.

Duke besuar se do të dekurajonte emigrantët e mundshëm, qeveria arriti një marrëveshje me Ruandën për t’i dërguar ata atje.  “Unë sinqerisht besoj se ky bashkëpunim midis dy aleatëve dhe miqve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, do të hapë rrugën për gjetjen e një zgjidhjeje humanitare dhe të dhembshur,” u tha Braverman gazetarëve, shoqëruar nga Ministri i Jashtëm i Ruandës, Vincent Biruta. Braverman argumentoi se ekziston një “krizë globale migracioni”.

Ky plan “jo vetëm që do të ndihmojë në çmontimin e rrjeteve kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, por gjithashtu do të shpëtojë jetë,” siguroi Biruta.

Në dhjetor, Gjykata e Lartë në Londër i dha dritën jeshile këtij plani të diskutueshëm, të cilin qeveria e Rishi Sunak dëshiron ta zbatojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por një muaj më vonë, gjyqësori britanik pranoi të shqyrtonte një apel kundër kësaj marrëveshjeje.

Fluturimi i parë për të transportuar emigrantë në Ruandë, qershorin e kaluar, u anulua pas një vendimi nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që kërkonte një rishikim të thelluar të politikës.

Ruanda, e sunduar me grusht të hekurt nga Paul Kagame pas përfundimit të gjenocidit të vitit 1994, në të cilin OKB thotë se u vranë 800,000 persona, shpesh akuzohet nga organizatat joqeveritare për shtypjen e lirisë së shprehjes.

Më herët sot, mijëra njerëz protestuan në qytete të ndryshme britanike (Londër, Glasgow, Cardiff, etj.) kundër politikës së qeverisë për emigracionin. Disa mbanin stema me sloganin “Kalim i sigurt, jo Ruanda”.

Shumë media britanike si gazeta Guardian dhe BBC nuk u ftuan për të mbuluar vizitën e Sekretares së Brendshme në Ruandë. /Opinion.al

Etiketa: bravermanBritaniruande

Ju sugjerojmë

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
Kryesore

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

23 Dhjetor, 2025 11:26 am
Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Para
Zogu ngec në motor, probleme në fluturimin e avionit nga Athina në Rodos

Zogu ngec në motor, probleme në fluturimin e avionit nga Athina në Rodos

Moska: Dronët amerikanë mbi Balltik tregojnë përfshirjen e SHBA-së në luftë kundër Rusisë

Moska: Dronët amerikanë mbi Balltik tregojnë përfshirjen e SHBA-së në luftë kundër Rusisë

Tronditet Greqia/Autori kryen vrasjen dhe më pas hedh video në TikTok

Tronditet Greqia/Autori kryen vrasjen dhe më pas hedh video në TikTok

TE FUNDIT

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
23 Dhjetor, 2025

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
23 Dhjetor, 2025

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com