Aktualitet

Brataj tregon sa doza të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri më 15 shkurt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:01 - 12/02/21 |
Opi Nion

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se ditën e hënë, më 15 shkurt, do të mbërrijnë në vendin tonë 7 mijë doza të Pfizer kundër COVID-19.

Brataj tha se vaksina është hapi i fundit për t’u mbrojtur nga koronavirusi , ndërsa shtoi se nuk pritej që në janar të mëbrrinin dozat e para të vaksinës.

“Vaksina është hapi i fundit për t’u mbrojtur nga pandemia. Por për fatin e mirë dolën disa dhe jo vetëm një. Sepse pati një përqendrim të botës së pasur për të zgjidhur një problem botëror. Ritmi i prodhimi i vaksinës u mbështet mbi eksperiencën e MERS-it dhe Ebolës. Mirëpo me daljen e mutacioneve të reja u ngjallën dyshime, por për fatin e mirë ajo ka efekt. Ne nuk e prisnim që në janar të vinin dozat e para. Por ja ku jemi kur të hënën do të vijnë 7 mijë vaksina“, tha Brataj në një emision në RTSH.

Në kohën kur vendi po përballet me rritje të shifrave të infektimeve ditore me COVID dhe për këtë janë marrë edhe masa të reja nga komiteti i eksperteve për frenimin e saj, vaksina mbetet shpresa e vetme për t’u  mbrojtur nga pandemia. Shqipëria ka nisur që në janar me vaksinimin e bluzave të bardha dhe gjatë shkurti do të vijohet me moshën e tretë në azilet e të moshuarve. / Opinion.al

Pas