Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brataj kundër ASH, Sulcebe: Shiko ekspertizën shkencore para se të flasësh

2021/01/10 at 12:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Brataj kundër ASH, Sulcebe: Shiko ekspertizën shkencore para se të flasësh

Një studim i realizuar nga Akademia e Shkencave tregonte se rreth 50% e popullsisë në Tiranë ka kaluar koronavirusin duke arritur deri diku në imunizimin e tufës.


Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ky studim nuk është i vërtetë. Në deklaratat e dhëna në media ai pretendon se shifra është thuajse sa gjysma.

Lidhur me këto deklarata të shefit të Urgjencës Kombëtare ka reaguar edhe profesori Genc Sulçebe. Përmes një postim në Facebook, imunologu shkruan se Brataj duhet të konsultojë ekspertizën shkencore përpara se të prononcohet publikisht, teksa sqaron se pse përqindja e pretenduar nga Brataj nuk është e saktë. “Dihet që Tirana, sipas të dhënave zyrtare të deritanishme, përbën gjysmën e rasteve me COVID-19 të gjithë Shqipërisë. Atëherë, ne zonat urbane te Tiranes duhet te jene deri tani te paktën 300 000 te infektuar nga COVID-19. Kjo vlere korrespondon dhe me shifrën afer 50% te seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 qe nxori dhe studimi i Akademisë se Shkencave ne qytetin e Tiranës. Pra hamendja e Z. Brataj qe Tirana ka një përqindje infeksioni prej maksimum 25% është e gabuar.”

Reagimi i plotë i Prof. Sulçebe:

Te dashur miq,

Dëgjova me date 9 Janar 2021 prononcimin ne media te Zotit Brataj lidhur me studimin e Akademisë se Shkencave mbi seroprevalencen e infeksionit COVID-19 në qytetin e Tiranës.

Lidhur me këte studim, ne radhë të pare duhet vene ne pah dhe lavdëruar iniciativën e Akademisë se Shkencave qe ne kushtet e veshtìra te pandemise dhe me mundesi modeste financiare mundesoi realizimin e ketij studimi te vetem ne Shqiperi, i cili hedh drite objektivisht mbi shtrirjen e infeksionit COVID-19 ne qytetin e Tiranes.

Studimi i Akademise se Shkencave u realizua ne 2 faza dhe eshte programuar me parametra te rrepte shkencore. Dihet qe kriteret epidemiologjike dhe statistikore ne radhë të pare i vënë rendesi perzgjedhjes se duhur te kampionit perfaqesues te popullates se sa madhesise se ketij kampioni.

Kriteri kryesor ne te dy fazat ishte perzgjedhja e rastesishme e nje kampioni popullate qe te perfaqesoje sa me mire popullaten e moshave 20 deri 70 vjec qe jane perdorues te mbulimit shendetesor publik ne qendrat shendetesore te qytetit te Tiranes. Ne te dy fazat studimi u realizua me perzgjedhjen “random” te qytetareve nga regjistrat e kater qendrave shendetesore te Tiranes urbane qe mbulojne 258 000 banore.

Ne fazen e pare, ne fund te qershorit 2020 seroprevalenca e antitrupave IgG anti SARS-CoV-2 ne keto grup mosha rezultoi 6,4% ndersa ne fazen e dyte, ne fund te dhjetorit 2020 49,6%. Kampioni i popullates i selektuar ne kete menyre ne fazen e dyte ishte prej 818 individesh dhe ai perfaqeson me interval te besueshem sigurie popullaten e moshave 20 deri 70 vjec te zonave urbane te qytetit te Tiranes.

Me cuditi denigrimi krejt subjektiv qe Z. Brataj i ben ketij studimi. Ai nuk e pranon shifren e mesiperme per qytetin e Tiranes dhe thote, sigurisht vetem me hamendjen e tij, qe seroprevalenca e vertete ne qytetin e Tiranes eshte 20 deri 25%. Ketu ai i referohet dhe burimeve epidemiologjike nga SHBA te cilat konfirmojne qe prevalenca e vertete e infeksionit ne popullate eshte 10 here me e larte se sa numri i individeve te deklaruar zyrtarisht.

Pra, duke u nisur nga kjo reference e permendur nga vete Z. Brataj, dhe sic pohon dhe vete ai ne prononcimin e tij, ne qoftese numri i personave te deklaruar ne Shqiperi si te infektuar me COVID-19 deri tani eshte rreth 60 000 atehere numri real i individeve te infektuar duhet te jete ne fakt 600 0000 qe korrespondon me rreth 21 % te popullates shqiptare. Deri ketu ne jemi dakord me Z. Brataj, por persa i perket qytetit te Tiranes ai eshte krejt gabim pasi kjo perqindje nuk mund te jete e vlefshme per kryeqytetin.

Dihet qe Tirana, sipas te dhenave zyrtare te deritanishme, perben gjysmen e rasteve me COVID-19 te gjithe Shqiperise. Atehere, ne zonat urbane te Tiranes duhet te jene deri tani te pakten 300 000 te infektuar nga COVID-19. Kjo vlere korrespondon dhe me shifren afer 50% te seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 qe nxori dhe studimi i Akademise se Shkencave ne qytetin e Tiranes. Pra hamendja e Z. Brataj qe Tirana ka nje perqindje infeksioni prej maksimum 25% eshte e gabuar.

Pergezoj pa dyshim punen e Z. Brataj per organizimin e Urgjences Mjekesore, por e ftoj ate te konsultoje ekspertizen shkencore perpara se te prononcohet publikisht per studime jashte fushes se tij operacionale./Opinion.al

 

 

Etiketa: ASHbratajsulcebe


Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Para
Përmbytjet, Rama në Lezhë: Me këto reshje as Parisi s’ka çfarë bën

Përmbytjet, Rama në Lezhë: Me këto reshje as Parisi s’ka çfarë bën

Përmbytjet/ Kryemadhi në Laç: Mungesa e seriozitetit të shtetit ka…

Përmbytjet/ Kryemadhi në Laç: Mungesa e seriozitetit të shtetit ka...

Basha në Shkodër: S’është koha për politikë,qeveria të marrë masa urgjente

Basha në Shkodër: S'është koha për politikë,qeveria të marrë masa urgjente
















TE FUNDIT

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
15 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit...

Lexo më shumë

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
15 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët europian kanë nisur...

Lexo më shumë

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
15 Maj, 2025

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në...

Lexo më shumë

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
15 Maj, 2025

Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com