Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brataj jep lajmin: Vaksinimi, hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie

2021/05/06 at 3:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi, Brataj: Po vërehen 3 dukuri në Shqipëri, më shqetëson…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur ditën e sotme se vaskinanimi do të ishte fundi i mbylljes së kësaj pandemie.


Nëpërmjet një statusi të shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, Brataj thekson se “Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë. Vaksinimi i gjithë popullatës është garancia më e mirë!”

Teksa ai ka shpërndarë gjithashtu një studim të kryer në Rajonin e Lacios ka theksuar se vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimevenë spital nga COVID-19.

“Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të barabarta me një total prej 3.840 ditësh shtrimi në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.
Monitorimi i vazhdueshëm i grupit të vaksinuar do të na lejojë gjithashtu të vlerësojmë efektivitetin afatgjatë të vaksinimit në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë, si dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes që i atribuohet vaksinimit.”– shkruan Brataj.

Mesazhi i Bratajt:

LAJME SHUMË TË MIRA PËR GJYSHËRIT DHE VAKSINAT KUNDËR COVID-19!
Lazio, -91% incidenca e shtrimit në spital e mbi 80 vjeçarëve të vaksinuar me dy doza në një periudhe kohore prej 21 ditësh studimi nga muaji shkurt deri në mezin e muajit prill.
Rajoni i Lacios prezantoi një studim shkencor mbi efektet e fushatës së vaksinimit në grupmoshën mbi 80 vjeç. Gjatë studimit në grupin e personave mbi 80 vjeç me një cikël të plotë vaksinimi u vunë re midis shkurtit dhe mesit të prillit vetëm 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar kjo me një grup kontrolli prej 290 persona mbi 80 vjeçar të pavaksinuar. Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të cilat përbëjnë një total prej 3.840 ditësh nëse do të shtroheshin në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.
Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me cikël të plotë vaksinimi. Vihet re ulja e incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.

Në periudhën që paraprin disponueshmërinë e vaksinave, nga shkurti në dhjetor 2020, pothuajse 172.000 raste të infektimit me SARS-CoV-2 ndodhën në zonën e Lazios. Rreth 8% e infeksioneve të njoftuara në atë periudhë kanë ndodhur mes njerëzve mbi moshën 80 vjeç. Kjo popullatë është një objektiv kryesor për mbrojtjen nëpërmjet politikave të vaksinimit. Në fakt, pothuajse 28% e të gjithë shtrimeve në spital për Covid-19 ndodhën në Rajonin e Lazios dhe mbi 58% e vdekjeve i atribuohen kësaj grupmoshe.
Prandaj, analiza e Rajonit u përqendrua në vlerësimin e efektivitetit të vaksinimeve në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 në popullatën e grupmoshës 80 vjeç e lart, bazuar në të dhënat e disponueshme që nga 21/04/2021.

Analiza u krye tek pacientët nga rajoni i Lazios që përfunduan ciklin e vaksinimit Pfizer (87%) ose Moderna (13%) në periudhën 08/02/2021 – 15/04/2021. Incidenca e shtrimit në spital për Covid-19 në njerëzit e vaksinuar u krahasua me incidencën e vërejtur në një grup kontrolli të përbërë nga njerëz të pavaksinuar. Në total u ndoqën 179.713 njerëz të moshës 80 vjeç e lart që kishin përfunduar ciklin e vaksinimit, krahasuar me një numër ekuivalent të kontrolleve.

Në grupin e njerëzve me cikël të plotë vaksinimi u vërejtën 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar me 290 të vëzhguar në njerëz të pavaksinuar. Në subjektet mbi 80 vjeç, efikasiteti në praktikën klinike i kursit të plotë të vaksinimit me Pfizer ose Moderna në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 ishte më i madh se 91%.
Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të barabarta me një total prej 3.840 ditësh shtrimi në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.
Monitorimi i vazhdueshëm i grupit të vaksinuar do të na lejojë gjithashtu të vlerësojmë efektivitetin afatgjatë të vaksinimit në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë, si dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes që i atribuohet vaksinimit.
Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë. Vaksinimi i gjithë popullatës është garancia më e mirë!
Dr. Skender Brataj/Opinion.al

Etiketa: bratajstatusstudimvaksinim


Ju sugjerojmë

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
Bota

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

24 Qershor, 2026 9:30 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Para
Zv.presidenti i PE-Ramës: Po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të BE

Zv.presidenti i PE-Ramës: Po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të BE

Mediat turke japin detaje: Si po ndiqet bosi i kriptomonedhës në Tiranë

Mediat turke japin detaje: Si po ndiqet bosi i kriptomonedhës në Tiranë

Basha me ministren austriake: Të qëndrojmë të palëkundur për ndryshimin

Basha me ministren austriake: Të qëndrojmë të palëkundur për ndryshimin
















TE FUNDIT

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një projekti të ri për bashkitë e vendit, të quajtur “Rilindja Urbane 2”, ku...

Lexo më shumë

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
24 Qershor, 2026

Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së. Gjatë deklarimeve...

Lexo më shumë

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te...

Lexo më shumë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}