Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brataj: Covid ka ndryshuar, nuk është agresiv si në fazën e parë

2020/09/02 at 9:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
COVID-19/Rritja e numrit të viktimave dhe infektimeve, reagon mjeku Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit disa interpretime lidhur me situatën Covid në Shqipëri.


Sipas Bratajt, reflektimi i rritjes së shifrave gjatë muajit të fundit ka qenë i lidhur me lirimin e masave. “Rritja maksimale e infeksionit ka pasur një ecuri tipike sipas datave të hapjes së lirimit të masave”, shkruan Brataj.

Më tej duke analizuar situatën, Brataj thotë se numri i thirrjeve drejt 127 ka rënë, ashtu sikurse ka rënie edhe në numrin e përgjithshëm të vizitave për Covid, ndërsa pohon se virusi nuk është agresiv si në muajt Mars dhe Prill.

“Sëmundja Covid-19 ka ndryshuar mënyrën e shfaqjes së saj, nuk është agresive si në fazën e pare”, shkruan Brataj.

Postimi i plotë i Brataj

Kemi nevojë për LAJME TË MIRA!! Interpretim personal!

Para dy javësh bëra share(shpërndarje) të një statusi të Dr. Crisanti, një kolegu italian ku përshkruante se mënyra e hapjes ose lirimit të masave duhej të ishte bërë në mënyrë më graduale. Kjo do të kishte çuar në një kursim jetësh dhe në një numër më të ulët të vdekjeve. Ky material ishte në gjuhën italiane dhe i përkiste Italisë. Dikush e përkëtheu dhe titujt e gazetave bën të vetën duke trumbetuar që Brataj deklaron se në shtator do të kete 1.000-2.000 të infektuar! Kjo nuk është e vërtet sepse siç e thashë më lart i përkiste Italisë dhe jo Shqipërisë dhe nuk ishte shkrimi im por thjesht një shpërndarje, për të kujdesin që duhet treguar hap pas hapi.

Tani le të kthehemi te realiteti shqiptar!

Kam deklaruar disa herë gjatë muajit korrik dhe gusht se do të kishte rritje të numrit të të infektuarëve, të të sëmurëve dhe vdekjeve gjë e cila tregoi dhe vërtetoi atë që thashë  sidomos gjatë dy muajve të fundit.

Po ashtu kam deklaruar se detyrimi i maskës në ambientet e mbyllura dhe në transportin publik, respektimi i rregullave të distancës fizike, dhe mos lejimi i shkeljes së këtyre rregullave,  do të ndikonte në uljen e infeksionit! Masat ndikuan!

Rritja maksimale e infeksionit ka pasur një ecuri tipike sipas datave të hapjes së lirimit të masave. Data e fundit ishte transporti publik, ajo e 17 korrikut. Në javën e tretë pas hapjes pati një rritje të të infektuarëve duke arritur maksimumin në fundin e javës së katërt, tipike e sjelljes së virusit. Infektimi ka qenë në masën 20.6% në muajt korrik dhe gusht por me një pik rreth 30.03 %. Po ashtu vdekshmëria është rreth 3.1%. Pra nuk ka pasur rritje të vdekshmërisë. Kjo tregon se argesiviteti i virusit nuk është i njëjtë me muajt mars-prill.

Numri i të infektuarëve edhe pse u rritën kapacitetet e testimit ka pasur një maksimum deri në 178 të infektuar në ditë dhe vazhdon të jetë më pak se 200! Pra nuk është 1.000-2.000 në ditë!

Është ulur numri i thirrjeve për Covid -19 në këtë periudhë.

Është ulur numri i skedave të persona me shenja dhe simptoma për tampon.

Është ulur numri i vizitave në përgjithësi dhe për  Covid në banesë.

Jam shprehur disa herë në lidhje me temperaturat e larta dhe ndikimin e saj në mbijetesën e virusit! Ka pasur dhe ka kritikë që janë gati çdo thënje të ta kujtojnë dhe interpretojnë sipas dëshirës, ta shtrembërojnë informacionin e kështu me radhë. Mjeksia është një shkencë dinamike që ndryshon shumë shpejt, por parimet bazë nuk ndryshojnë. Dihet që viruset janë të ndjeshëm karshi temperaturave të larta, por besoj që edhe ky virus nuk mund të jetë shumë më ndryshe të tjerët!

Çfarë ka ndikuar?

Qëndrimi në ambientet e hapura nuk lejon rritjen e përqindjes së virusit.

Sipas meje temperatura e lartë luan një rol të madh në uljen e mbijetesës së këtij virusi dhe uljen e agresivitetit të tij.

Ventilimi sidomos në zonat bregdetare ka qënë i rëndësishëm

Jam i kësaj ideje sepse po të kemi parasysh lëvizjen e madhe të njerëzve në këto tre muaj nga Tirana, qytete të tjera, Kosova dhe Maqedonia drejt qyteteve bregdetare si: Saranda, Himara, Dhërmiu, Vlora, Durrësi, Lezha, Velipoja e tjer, numri i të infektuarëve, të sëmurëve, të vdekjeve  duhet të ishte shumë më i madh sesa numri i të infektuarëve në Tiranë, apo Kosovë! Pra edhe pse ka pasur një numër shumë të lartë të infektuarish dhe bartës të virusit të ardhur në këto zona, nuk kemi rritje të infektuarish, të sëmurësh apo rritje të numrit të vdekljeve në këto qytete.

Në këtë periudhë ka shumë të infektuar pa shenja dhe simptoma, siç kemi thënë edhe më pare, ose shenja të lehta për dy-tre ditë.

Aparati respirator është më i godituri nga kjo sëmundje.

Sëmundja Covid-19 ka ndryshuar mënyrën e shfaqjes së saj, nuk është agresive si në fazën e parë. Kjo duket edhe nga dy qëndrimet që mbajtën shtete të ndryshme në fillim të Pandemisë. Ato që u mbyllën patën dhe kanë më pak vdekje. Ato që nuk bën mbyllje patën dhe kanë një numër më të madh vdekjesh dhe kjo lidhet me agresivitetin e virusit e cila është më e madhe në fazën e parë të infeksionit, asaj të Mars-Prillit. Edhe kjo është tipike e të gjitha viruseve në përgjithësi, të cilët janë agresiv dhe shkaktojnë një infektim dhe përkeqësim të sëmundjeve të tjera dhe vdekshmëri më të lartë në fazën e parë dhe më pak virulent në fundin e sezonit. Ndërsa numri i të infektuarve në këtë moment nuk ka diferenc të madhe midis këtyre shteteve dhe zgjedhjeve të tyre!  Pra përgjigja fillestare ndikoi shumë në numrin e vdekjeve! Imunizimi i tufës midis vendeve që u mbyll dhe atyre që nuk u mbyllën është i pa përfillshëm!

Sars/Cov2 është pjesë e familjes së viruseve dhe sado i ndryshëm që të jetë do ti nënshtrohet rregullave të natyrës.

Nuk ka infeksion viral që nuk ka një fillim dhe një fund!

Nuk duhet të neglizhojmë në këtë periudhë pasi fillojnë shkollat, ulen teperaturat, rriten kontaktet nëpër lokale të mbyllura e të tjera.

Për këtë arsye

Mbaj maskën në ambjentet e mbyllura

Ruaj distancën fizike

Respekto rregullat e higjenës

Mos lejo të tjerët ti shkelin ato.

Së bashku do ja dalim

Dr.Skender Brataj

 

 



Ju sugjerojmë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Para
Tre deputetë konfirmuan se janë infektuar me COVID-19, Kuvendi merr masa

Pacienti që u hodh nga kati i katërt i spitalit ishte vjehrri i deputetit

“Turqia po përballet me pikun e dytë të shpërthimit të COVID-19”

"Turqia po përballet me pikun e dytë të shpërthimit të COVID-19"

Kombëtarja në Bjellorusi për ndeshjen e së premtes, FSHF njofton mungesa

Kombëtarja në Bjellorusi për ndeshjen e së premtes, FSHF njofton mungesa
















TE FUNDIT

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
6 Korrik, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën se shpreson që takimi i tij i ardhshëm me presidentin Donald Trump...

Lexo më shumë

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
6 Korrik, 2025

Një 65-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasditen e së dielës në Kukës, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com