Një vit më pas është gjetur vajza e cila ishte larguar nga banesa dhe kishte braktisur burrin.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës gjatë kontrolleve të kryera kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases: K.S. 18 vjeçe, banuese në Durrës”.
Mësohet se e reja me inicialet K.S. ishte larguar nga banesa më datë 26.08.2015. “Më datë 27.08.2015 ka bërë kallëzim për largimin e saj bashkëshorti, shtetasi E.A. 24 vjeç.
Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore pohon se është larguar me dëshirën e saj’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.