Sport

Braktisi Bayern, Ribery gati të shkojë në Seria-A


               Publikuar në : 10:32 - 20/08/19 |
Opi Nion

Pas 12 vitesh Franck Ribery vendosi që të largohej nga skuadra e Bayern, por pas këtij largimi, në adresë të lojtarit kanë ardhur një seri ofertash.

Mediat botërore sportive kanë folur për një transferim të mundshëm të Ribery tek Seria A.

Sipas raporteve mediatike, bëhet fjalë për klubin e Fiorentinës e cila ka konfirmuar se ka bërë një ofertë konkrete për futbollistin.

Mediat raportojnë se familja e Riberys e do një transferim te klubi italian, dhe ka ndikuar që futbollisti të zgjedhi Fiorentinën. Francezi mori vendimin e tij dhe hodhi poshtë transferimet më fitimprurëse te Dynamo Moscoë, Spartak Moska apo klubet në Emiratet e Bashkuara Arabe./ Opinion.al E.Xh.

Pas