Autoritetet greke kanë gjetur një platancion kanabisi të braktisur në kufi me Shqipërinë.
Sipas mediave greke, plantacioni shtrihej në një sipërfaqe prej përafërsisht 5 hektarësh midis komuniteteve Kerasohori dhe Palamba në komunën e Filat.
Policia e Narkotikëve të Igumenicës oragnizuan një pritë në një zonë kufitare malore dhe të vështirë të Thesprotisë, për kapjen e të panjohurve që po kultivonin një plantacion të madh me fidane kanabisi, por rezultoi e dështuar.
Plantacioni, i cili rezultoi se ishte i braktisur për arsye të panjohura, shtrihej në një sipërfaqe prej rreth pesë hektarësh, midis komuniteteve Kerasochori dhe Palamba të bashkisë Filiaton pranë kufirit greko-shqiptar dhe përbëhej nga dy nivele.
Në njërën, autorët e panjohur kultivonin në vazo 1600 fidanë kanabis gati për transplantim dhe në tjetrën 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë.
Prokuroria e Narkotikëve po kryen hetimet paraprake për zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në kultivimin e paligjshëm.