Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braktis familjen, merr vajzën dhe e lë pa shkollë. Denoncimi i babait

2025/04/14 at 9:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Braktis familjen, merr vajzën dhe e lë pa shkollë. Denoncimi i babait

Emisioni “Stop” ndodhet në Qukës të Përrenjasit, ku Ilirjan Çelniku tregon se që në Dhjetor 2024 gruaja e tij Sabria, ikën nga shtëpia me të dashurin. Fillimisht ajo merr dhe dy fëmijët, por më pas Ilirjani arrin të marrë djalin. Tani vajza, që mbeti me të ëmën, ka humbur çdo kontakt dhe nuk shkon në shkollë prej 3 muajsh. Nga ana tjetër Ilirjani thotë se është kërcënuar nga partneri i gruas, Lulzim Biçaku.

“Unë isha në Maqedoni, në punë dhe më merr një numër telefoni. I thashë ku je më tha jam në Qerrisht, kam ikur, nuk të dua më. Kishte ikur, mori dhe të dy fëmijët me vete. Shkova mora djalin. Lulzim Biçaku më tha se mua nuk ma ndjen as për polici dhe as për gjë. Vajza është pa shkollë, as telefonata dhe asnjë gjë. Policia nuk më zgjidhi asgjë”, thotë denoncuesi.

“Stop” shkoi në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Dilaver Nezha” në Qukës dhe drejtoresha Nertila Vasku tha sepas pushimeve të fundvitit, vajza nuk ka shkuar në shkollë.

“Zysha kujdestare më thotë që vajza nuk po vjen më në shkollë. Ka që pas pushimeve që nuk po vjen më në shkollë, por shumë pak, ndoshta që pas datës 20 nëna vjen me vajzën në shkollë me pretekstin që do e fus në klasë dhe vetë do iki fshehur sepse ajo nuk më le. Në atë moment kam informuar edhe Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve edhe stacionin e policisë që të vinin duke qenë se ajo donte të ikte dhe ta linte vajzën në shkollë. Vajza në asnjë moment nuk donte që të shkonte në shtëpi. Nuk ishte e lehtë, situata ishte shumë e tensionuar. Ishte një situatë shumë e sikletshme dhe për ne, por bëmë tentativën vetëm për fëmijët. Fëmija është në sistem, unë e kam kontrolluar çdo ditë. Unë nuk transferoj fëmijë, nuk jap më dokumente me ketra sepse nuk ma lejon më ligji dhe fëmijën e transferon vetëm prindi nga e-Albania. Kam folur i kam thënë, që ta transferojë që të mos rrijë pa shkollë, sepse është një fëmijë i vogël dhe duhet të arsimohet me patjetër”, thotë drejtoresha e shkollës.

Në Bashkinë Përrenjas, punonjësja e mbrojtjes së fëmijëve, Adriana Zoto, tha se ky rast është referuar pranë zyrës në muajin Janar. Sipas saj, vajza është larguar me nënën fillimisht në fshatin Qerrisht dhe pastaj janë shpërngulur për në Durrës.

Psikologia e shkollës, që ka ndjekur rastin Elisabeta Bardho, shpjegon se në komunikimet, që ka patur, vajza 8-vjeçare përgjigjet si e rritur. Ajo thotë se nënë e bijë kanë pretenduar që janë dhunuar, por një gjë e tillë, nuk faktohet.

“Kam pasur kontakt me të 2 fëmijët edhe me vajzën edhe me djalin. Po më shumë me vajzën për shkak të moshës dhe bashkëpunimit që më dha, që pretendon vetë fëmija dhe nëna që kanë qenë të dhunuara nga babai. Kjo ka qenë dhe arsyeja që vajza nuk ka pranuar që të kthehet në bashkëjetesë me babain, por do që të rrijë me nënën. Paçka se është pretenduar nga të dyja palët, nuk kam vërtetuar se ka pasur dhunë”, tha psikologia./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte, humb jetën 48-vjeçari në Tiranë

31 Maj, 2025 7:01 pm
Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
Bota

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

31 Maj, 2025 6:49 pm
“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane
Rajoni

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane

31 Maj, 2025 6:35 pm
Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale
Aktualitet

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale

31 Maj, 2025 6:05 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

31 Maj, 2025 5:44 pm
Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
Aktualitet

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

31 Maj, 2025 5:23 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

31 Maj, 2025 5:16 pm
Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj
Aktualitet

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj

31 Maj, 2025 5:03 pm
Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës
Bota

Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

31 Maj, 2025 4:32 pm
Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari
Kronikë

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

31 Maj, 2025 4:16 pm
Para
Konflikti me ortakun në SHBA, i bllokojnë llogaritë në Shqipëri

Konflikti me ortakun në SHBA, i bllokojnë llogaritë në Shqipëri

Bisedimet e radhës mes SHBA-së dhe Iranit mbahen në Itali

Bisedimet e radhës mes SHBA-së dhe Iranit mbahen në Itali

Si krijoi kontakte me PD? LaCivita tregon personin që takoi në SHBA: Më foli për situatën në Shqipëri

Si krijoi kontakte me PD? LaCivita tregon personin që takoi në SHBA: Më foli për situatën në Shqipëri

TE FUNDIT

Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte, humb jetën 48-vjeçari në Tiranë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
31 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati teksa punonte....

Lexo më shumë

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
31 Maj, 2025

Sulmet ajrore ruse në rajonet në vijën e frontit në Ukrainë kanë vrarë të paktën shtatë persona dhe kanë plagosur...

Lexo më shumë

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane
31 Maj, 2025

Vajza e kryeministres italiane, Giorgia Meloni është sulmuar dhe kërcënuar, përmes një postimi në rrjete sociale. Publikimi i mesazhit ishte...

Lexo më shumë

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale
31 Maj, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur nga qelia rezolutën e organizatës politike më të madhe në botë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com