TIRANE- Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Braho i ka dërguar shkresë Byrosë Parlamentare, ku kërkon largimin e deputetit të PD-së, Flamur Noka nga komisioni.
Në shkresë theksohet se shkak për këtë kërkesë është bërë seanca e fundit e Komisionit të Sigurisë ku raportoi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas Brahos, Noka ka fyer ministrin duke i thënë ‘debil, drogaxhi, trafikant”.