TIRANE- Një ditë pasi Basha akuzoi qeverinë për mosngritjen e Byrosë së Hetimit ka folur kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Ai tha se nuk ka mosmarrëveshje mes PS-LSI për këtë çështje.
“Pas rrëzimit nga Kushtetuesja nuk ka ardhur material për këtë ligj. Ngritja e kësaj strukture është e domosdoshme”, vijoi ai.
Një ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po mban peng draftin e ekspertëve amerikanë. Basha u shpreh se “ky zotëri që çiret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit”.