Brad Pitt po investigohet për dhunë verbale dhe fizike ndaj fëmijëve të tij. Sipas TMZ, policia është duke investiguar rastin Pitt, pasi mendohet që ky i fundit ka qenë duke i’u bërtitur në mënyrë të rëndë fëmijëve të tij në avion, teksa ktheheshin nga Franca.
Madje mendohet se kjo është arsyeja sepse aktorja dhe bashkëshortja e tij, Angeline Jolie i ka kërkuar atij divorcin. Të enjten një patrullë policie është parë të kontrollojë gjendjen në shtëpinë në Hollivud të Pitt dhe Jolie. Brad Pitt po qëndron i vetëm në shtëpi, pasi Jolie është larguar në Malibu bashkë me fëmijët.