Pas ndarjes nga Angelina Jolie, mësohet se Brad Pitt do të kërkojë kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të 6 fëmijëve të tyre.
Nga ana tjetër Angelina Jolie, më 19 shtatorin e kaluar kërkoi kujdestarinë e plotë për vete, me disa të drejta vizite të përfshira për ish-bashkëshortin e saj.
Bëhet fjalë pikërisht për kujdestarin e Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne një nga çështjet për të cilat ish çifti i famshëm ka ngecur në negociatat e divorcit për disa javë rresht.
Të afërm të aktores së famshme hollivudiane shprehen se: “Fëmijët janë gjëja më e rëndësishme për Angelinën. Ajo ka ndenjur në shtëpi çdo ditë duke i ndihmuar, duke i mbështetur dhe ka lënë mënjanë gjithçka tjetër, edhe punën.”
Por pavarësisht kësaj, është Pitt ai që insiston se është e drejta e tij për t’u kujdesur për fëmijët njësoj si Angelina, gjë që i ka lënë gjërat ende pezull, situatë e cila përkthehet si e trishtë nga njerëz që qëndrojnë afër 2 aktorëve.