Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braçe: Vettingu jetik, drejtësia e vjetër ende rrjep lëkurët e njerëzve

2021/09/21 at 10:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Braçe: Vettingu jetik, drejtësia e vjetër ende rrjep lëkurët e njerëzve

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe në një reagim të gjatë në rrjetet sociale shprehet se vettingu është interes jetik për shqiptarët prandaj duhet të çohet përpara. Sipas Braçes drejtësia e vjetër ende rrjep lëkurët e njerëzve të zakonshëm.


Braçe, i referohet kështu zgjatjes së afateve të komisioneve të KPA-së dhe KPK-së që u mbaron mandati në qershor të vitit që vjen.

PS ka nisur procedurën për zgjatjen e mandatit të komisioneve deri në përfundimin e kalimit të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve, por në Kuvend që të miratohet duhet shumicë e cilësuar. Kjo do të thotë se duhen votat e opozitës.

“Vettingu është interes publik, jetik! Drejtësia e vjetër ende rrjep lëkuret e njerëzve të zakonshëm! Na është kërkuar që të jemi të qete, te mos i përgjigjemi provokimeve, te mos hymë ne konflikt, lufte etj; po a mjafton kjo?

Ka një mendim te gabuar se Paqja vjen kur mbaron Lufta; ne fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi.

#PARTIASOCIALISTE ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për tu mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik;

Është në nderin tonë – të rienergjizojme reformën në drejtësi, ta shtyjmë përpara në të njëjtën rrugë, duke e përmirësuar e përsosur, te çojme vetingun e prokuroreve e gjyqtareve deri tek i fundit, pa u tunduar, pa e negociuar, madje duke i mbajtur duart cilitdo që i fut atje prej nga duart e politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve duhen larguar përfundimisht; ndërtimin e secilit institucion të drejtësisë së re sa më parë e deri në fund, për të qenë funksionale, efikase dhe e pastër për njerëzit; ndjekjen penale të çdo anëtari të atij sistemi që tani është jashtë por pafund i pasur në mënyrë të paligjshme.

Prej themelimit të shtetit, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Musolini, Enver Hoxha, Ramis Alia, Sali Berisha bënë DREJTËSINË E TYRE, dështuan të bëjnë drejtësinë e pavarur, të barabartë, funksionale e për këtë shkak të besueshme.

Drejtësia dhe një vend i drejte përmes saj, do jetë kontributi më i madh në 100 vite në këtë vend!”, shkruan Braçe.

 

 

Etiketa: bracevettingu


Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

13 Shtator, 2025 12:37 pm
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

13 Shtator, 2025 11:33 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

13 Shtator, 2025 11:01 am
Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
Kronikë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

13 Shtator, 2025 10:43 am
BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Rajoni

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

13 Shtator, 2025 10:32 am
Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë
Bota

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

13 Shtator, 2025 9:46 am
Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
Politikë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

13 Shtator, 2025 8:59 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Para
“Jam i shkatërruar”, rrëfehet Pecorelli: Pse vendosa të zhdukem

“Jam i shkatërruar", rrëfehet Pecorelli: Pse vendosa të zhdukem

3 tonë heroinë afgane sekuestrohen në Indi

3 tonë heroinë afgane sekuestrohen në Indi

Para takimit në Fier, Berisha: Të shpëtojmë PD nga pazaret e turpshme

Para takimit në Fier, Berisha: Të shpëtojmë PD nga pazaret e turpshme
















TE FUNDIT

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
13 Shtator, 2025

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shkeli kembën e një efektiveje teksa po përpiqej t'u largohej forcave...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
13 Shtator, 2025

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme. Në total,...

Lexo më shumë

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
13 Shtator, 2025

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Reagimet...

Lexo më shumë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
13 Shtator, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në lagjen ‘Ndoc Mazi’,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com