Aktualitet

Braçe replika me Palokën Ndërpritet për disa minuta seanca



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:00 - 06/05/16 |
b.f

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme parlamentare. Deputeti Erion Braçe ka nisur të flasë nga vendi kur fjalën po e merrte kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Ky i fundit pretendoi se u ofendua dhe u fye nga Braçe. Në këto kushte, drejtuesi i seancës, Edmond Spaho e ndërpreu atë deri sa të qetësohej situata.

Me rifillimin e seancës, Paloka mori fjalën dhe kërkoi që të mblidhet Byroja e Kuvendit dhe të përjashtojë deputetin Braçe për fjalor fyes.

Mirëpo, nënkryetarja Leskaj tha se kreu i Kuvendit nuk ndodhej në sallë dhe se ajo nuk mund ta mblidhte dot Byronë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas