Aktualitet

Braçe në protestë me fermerët: Qeveria t’u thotë stop pikave të grumbullimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 22/06/22 |
Opi Nion

Deputeti i PS, Erion Braçe, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë për çështjet e bujqësisë, këtë të mërkurë ka dalë në protestë me fermerët e e fshatit Çermë e Poshtme në Lushnje.

Fermerët kanë kultivuar rreth 100 hektarë me shalqi dhe tani që është koha e vjeljes prodhimi ka mbetur në fusha. Shkak është bërë çmimi i ulët i shitjes me shumicë.

Ata kërkojnë që ushtrohen kontrolle ndaj pikave të grumbullimit që kanë fiksuar çmimin 12 lek për kg. Fermerët janë shprehur: ‘Jemi të falimentuar nëse nuk arrijmë të shesim shalqinin, së paku me 18 lek për kg”.

Deputeti Erion Braçe në protestë ngriti shqetësimin e kontrollit të çmimit të plehrave kimkë pasi zë 60 përqind të kostos të prodhimeve bujqësore, ndërsa theksoi se shteti duhet t’iu thotë stop pikave të grumbullimit me kapacitete magazinuese private që vendosin çmimet. Sipas Braçes, zgjidhja e problemit është krijimi i kooperativave, ose ndryshe magazinave publike me menaxhim shtetëror.

‘Për shalqinin po e po, por edhe për grurin edhe për misrin që vjen më pas. Kur këta ngrinin shqetësimin, se kontrolloni çmimin e plehrave kimike pasi zë gati 60% të kostos së grurit, askush nuk e vrau mendjen. U kontrollua çmimi i orizit, vajit të lulediellit, edhe çmimi i miellit, por nuk u kontrollua çmimi i plehrave kimike që tani e ka efektin. Janë të njëjtët njerëz që edhe i kanë shitur plehrat shtrenjtë edhe duan ta marrin produktin shumë lirë, jo sipas kostos. Kërkesë ka. Sa kemi qenë në këtu kanë kaluar 30-40 trajlera, pra kërkesë ka, por si shpjegohet që bie çmimi. Problemi është se zhytet një ekonomi e tërë, ekonomia bujqësore. Nesë falimenton një kjo ekonomi bujqësore ka falimentuar ekonomia bujqësore e gjithë vendit. Shteti duhet të thotë stop këtu me pikat e grumbullimit me kapacitete magazinuese private. Shteti duhet të ndërtojë magazina dhe frigoriferë publikë. Kështu fermeri çon mallin atje kur ka çmim të lartë.’- tha Braçe.

 

Pas