Në seancën dedikuar problemeve të qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ngritur si shqetësim rritjen e pensioneve dhe bonuset e shpërndara për të moshuarit si dhe personat me aftësi të kufizuara.
Tjetër shqetësim që Braçe ngriti kishte të bënte me shërbimin shëndetësor për banorët e njësisë nr.5 në Tiranë të cilët marrin shërbim nga një qendër e ndodhur në katin e parë të një pallati. Një tjetër problematikë që theksoi deputeti i PS, ishte moslegalizimi i disa banesave në Selitë, për të cilën qeveria ka premtuar mbyllje të kësaj problematike brenda vitit 2028.
“Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë. Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026.
Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë nr 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin 1 të një pallati. Në njësi me 120 mijë banorë, merr shërbim atje. Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush. Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë”, tha Braçe.















