Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat pasi prezantoi vendimet e marra në mbledhjen e sotme të qeverisë, u pyet nga gazetarët edhe për qëndrimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili ditën e djeshme akuzoi kreun e grupit të PS, Taulant Balla se kishte urdhëruar rrëzimin e një amendamenti për bujqit.
Rama u shpreh se deputeti socialist Erion Braçe është institucion në PS dhe se mund të thotë çfarë i do e bardha zemër.
“Braçe është institucion dhe të thotë çfarë t’i dojë e bardha zemër se zemrën e ka të bardhë borë. Kur merrni për sipër të komentoni Braçen sigurohuni që më parë të keni ngrënë një lugë mjaltë”, – tha Rama.