Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Botërori Rusi 2018/ Para katër vitesh lyente muret, kush është sulmuesi brazilian që kërkon ëndrrën

2018/06/16 at 10:45 PM
në Rusi 2018, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Botërori Rusi 2018/ Para katër vitesh lyente muret, kush është sulmuesi brazilian që kërkon ëndrrën

Katër vite më parë, Gabriel Zhezus ly ente me bojë të verdhë dhe jeshile rrugët e një nga lagjeve më të rrezikshme të Sao Paolos në Brazil. Sot, në të njëjtin vend gjendet një murales 34 metra me portretin e tij, i bërë nga miqtë e fëmijërisë. Imazhi i përzgjedhur prej tij është mënyra se si Zhezus feston golat e shënuar, një telefonatë.


“Mami si je? Jam unë!”, kjo është ajo që ai kërkon të përcjellë sa herë gjen rrugën e rrjetës. Sulmuesi me numrin nëntë do të mbajë mbi shpinë përgjegjësinë dhe do të kërkojë të udhëheqë drejt triumfit vendin e tij. I rritur në një nga lagjet më të rrezikshme të Sao Paolos, ai nuk e pati fatin kurrë që ta njihte babanë. Ishte e ëma Lusia Vera, e cila ia doli të edukonte tre fëmijë. Gabrieli ishte më i vogli. E dashuroi futbollin që në moshë të vogël dhe kur ishte 3 vjeç dilte në rrugë me topin në këmbë.

Një ëndërr që donte të bënte realitet, thjesht të ishte futbollist. Por ëndrra është realizuar, sepse nesër në mbrëmje futbollisti më i ri i listës së Tites do të dalë në terrenin e fushës për të luajtur Botërorin e tij të parë dhe do të veshë fanellën me numrin 9, atë që dikur e ka pasur idhullin e tij: Ronaldo Nazario. “Ai është lojtari që më kujton veten. Do të jetë i rëndësishëm dhe do të bëjë diferencën me Brazilin. Te Siti është rritur shumë”, ka thënë fenomeni Ronaldo për Zhezusin.

Dua historinë- Sulmuesi i Brazilit thotë se nuk ka ndërmend të luftojë për të qenë lojtari më i mirë i kompeticionit apo golashënuesi i këtij turneu. Ai dëshiron vetëm të bëjë histori dhe të fitojë Kupën. “Unë jam i qetë dhe shpresoj të bëj detyrën time në fushën e lojës. Mua nuk më intereson aspak të jem golashënuesi i Botërorit, por thjesht të bëj maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën. Ndoshta me gola, ndoshta me asiste, ndoshta me spërkata. Qëllimi ynë është të luajmë për grupin dhe jo për individin”, ka thënë Gabriel Zhezus në konferencën për shtyp. Ai nuk ka dashur të bëjë polemika për vendin e titullarit me Firminon, por thotë vetëm se është diçka e jashtëzakonshme që në “Seleçaon” braziliane ka dy lojtarë dhe dy sulmues shumë të mirë.

Etiketa: Gabriel JezusRusi 2018


Ju sugjerojmë

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
Sport

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

23 Shtator, 2025 5:32 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
Sport

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

16 Shtator, 2025 7:36 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Para
Video/ Mirësevini në fshatin pa drita ky kryeministër dinë akoma Fatos Nanon

Video/ Mirësevini në fshatin pa drita ky kryeministër dinë akoma Fatos Nanon

Video/ Aksidenti i ndryshoi pamjen, por “Doktor Plastik” merr përsipër operacionin e pamundur

Video/ Aksidenti i ndryshoi pamjen, por "Doktor Plastik" merr përsipër operacionin e pamundur

Shqiptarët po sëmuren… Në 10 vitet e fundit është dyfishuar importi i ilaçeve nga jashtë

Shqiptarët po sëmuren... Në 10 vitet e fundit është dyfishuar importi i ilaçeve nga jashtë
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com