Sport

Botërori i Atletikës/Luiza Gega del pa medalje por me kokën lart


               Publikuar në : 22:26 - 30/09/19 |
Al Do

Atletja shqiptare, Luiza Gega ka dalë pa medalje nga Botërori i Atletikës në Doha të Katarit por performanca e saj ka qenë mjaft e mirë pasi vendosi edhe një rekord të ri kombëtar.

Luiza Gega është shqiptarja e parë që merr pjesë në një finale të Botërorit të Atletikës. Ajo u rendit e 9-ta në finalen e 3000 metrave me pengesa me kohën 9 minuta 19 sekonda e 93 të qindtat duke u përmirësuar ndjeshëm në krahasim me garën kualifikuese dhe vendosur një rekord të ri kombëtar.

Medaljen e arit e fitoi keniania Beatrice Chepkoec, e dyta u rendit amerikania Coburn ndërsa e treta arriti gjermania Crause. /Opinion.al

Pas