Ditën e sotme është bërë votimi për vendin mikëpritës të Botërorit 2026. Kandidaturat ishin Maroku dhe Amerika, ku ky i fundit arriti të merrte pëlqimin e shumicës së shteteve
Propozimi nga Amerika e Veriut ka fituar me diferencë të ndjeshme votimin në Kongres, duke marrë 134 vota përballë 65 të propozimit nga shteti afrikan.
Por Federata Shqiptare e Futbollit, i dha votën Marokut për të qenë vendi mikëpritës i këtij kompeticioni, megjithatë SHBA, Kanadaja dhe Meksika arritën që të fitonin përballë Marokut.
Botërori i 2026 do të jetë i veçantë për shumë arsye. I pari është se do të zhvillohet për herë të parë me një formulë të re, me 48 skuadra pjesëmarrëse. I dyti është padyshim fakti që do të zhvillohet për herë të parë në tre vende të ndryshme.