Ditën e shtunë është zhvilluar ceremonia martesore mes mesfushorit të Milanit, Kevin Prince Boateng dhe bashkëshortes së tij Melissa Satta, një ceremoni që ka patur edhe një të “ftuar” special, këngëtarin e njohur italian Andrea Bocelli. Sipas mediave italiane, ai ka qenë në dasëm me një detyrë të veçantë, të këndojë. Mësohet se Bocelli është paguar jo pak, por 100 mijë euro për të kënduar në dasmën e futbollistit. Madje ai është transportuar në Sardegna, ku u zhvillua ceremonia, me një aeroplan privat. Bocelli këndoi edhe për tifozët e Leicester një muaj më parë, pas fitimit të titullit kampion dhe në nder të trajnerit italian të “dhelprave”, Claudio Ranieri.