Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bota e Putinit bëhet më e vogël

2023/03/26 at 6:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Bota e Putinit bëhet më e vogël

Pas Muammar Gaddafit të Libisë dhe Omar al-Bashirit të Sudanit, presidenti rus, Vladimir Putin, është kreu i radhës i një shteti që ndiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Por, është udhëheqësi i parë i një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ka një urdhër arrestimi të lëshuar kundër tij, për krim të dyshuar lufte në Ukrainë.

Për Kremlinin, kjo nuk do të thotë asgjë – është një akt “i pavlefshëm” dhe “pa fuqi ligjore”.

“E konsiderojmë të turpshëm dhe të papranueshëm. Rusia, si një numër shtetesh, nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një vendim historik, që do të çojë në llogaridhënie historike.

“Kreu i një shteti terrorist dhe një zyrtare tjetër ruse janë bërë zyrtarisht të dyshuar për krime lufte”, ka thënë ai.

Me kërkesë të kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, gjyqtarët e këtij institucioni kanë lëshuar këtë muaj urdhër arrestimi për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe komisionaren për të drejtat e fëmijëve në Rusi, Maria Lvova-Belova. Ata akuzohen për krimin e luftës: dëbim i paligjshëm i fëmijëve nga Ukraina dhe transferim i paligjshëm i tyre në territorin e Federatës Ruse.

Vendimi është shpallur një ditë pasi një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Rusinë për zhvendosje të detyrueshme të fëmijëve. Sipas raportit, numri i saktë i fëmijëve të dërguar në Rusi, nuk dihet, por autoritetet ukrainase kanë thënë se bëhet fjalë për mijëra.

Autoritetet ruse kanë pranuar se kanë zhvendosur fëmijë, por kanë thënë se e kanë bërë këtë për çështje humanitare, përkatësisht për mbrojtjen e tyre. Raporti i OKB-së e hedh poshtë këtë.

“Transferimet nuk lidhen me arsye sigurie apo mjekësore. Shumë fëmijë nuk kanë mundur të kontaktojnë me familjarët e tyre dhe mund t’i kenë humbur përgjithmonë lidhjet me ta”, thuhet në raport.

Ekspertët ligjorë thonë se gjasat që Putin të arrestohet sa është në pushtet, janë fare të vogla. Gjykata Ndërkombëtare Penale, me seli në Hagë, nuk e ka forcën e vet policore dhe mbështetet te vendet për të zbatuar urdhërarrestimet e saj. Për më tepër, Rusia nuk është palë në Statutin e Romës – traktatin që e ka themeluar Gjykatën. Palë janë 123 shtete nënshkruese.

David Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën e Bill Clintonit, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se Putin tani do të frikësohet të udhëtojë.

“Edhe brenda [Rusisë] – me sa kam kuptuar nga lajmet – ai nuk po fluturon më, ndoshta nga frika e rrezikut në qiell. Ai e merr trenin kudo ku shkon në Rusi. Tani, ai duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin”, thotë Scheffer.

Ai shton se nuk ka asnjë garanci se edhe vendet që janë palë në Statutin e Romës do ta arrestonin, por thekson se ato kanë detyrime ligjore për ta bërë një gjë të tillë.

Rusia është një nga vendet më të fuqishme në botë, me rezerva masive të armëve bërthamore, dhe arrestimi i udhëheqësit të saj mund të ketë pasoja për çdo vend që tenton ta bëjë atë. Kushtetuta e Rusisë, po ashtu, e ndalon ekstradimin e qytetarëve rusë në një shtet tjetër, çfarë do të thotë se edhe nëse Putini humb pushtetin, qeveria e re – nëse potencialisht do të donte ta ekstradonte – do të haste në pengesa.

Atëherë, nëse Putin vështirë se mund të arrestohet, përse akuza e tij ka peshë? Susana Sacouto, drejtore e Zyrës së Kërkimeve për Krime Lufte në Kolegjin e Drejtësisë në Uashington, shpjegon për Exposenë:

“Urdhërarrestimi do t’ia bëjë botën më të vogël [Putinit], do t’i kufizojë lëvizjet e tij dhe do ta izolojë më shumë nga pjesa tjetër. Urdhërarrestimi, po ashtu, mund t’i bëjë disa që ta rimendojnë bashkëpunimin e tyre me Putinin – pra, sa larg mund ta çojnë mbështetjen për të? Kemi rastin e komisionares [ruse] për të drejtat e fëmijëve. Ajo akuzohet si bashkautore në mizori. Pra, ka mundësi që urdhërarrestimet të shërbejnë si masë parandaluese për bashkëpunëtorët e tjerë”.

Sacouto thotë se akuzat mund ta ndryshojnë intensitetin e luftimeve edhe në fushëbetejë.

“Sepse, lufta nuk është e paligjshme, por sjellje të caktuara në luftë janë të paligjshme, si shënjesterimi i civilëve apo vrasja e ushtarëve që dorëzojnë armët. Pra, ka rregulla të luftës. Është interesante akuza kundër komisionares për të drejtat e fëmijëve. Mendoj se dërgon mesazh të fuqishëm”, thotë ajo.

Bashkëbiseduesit e REL-it thonë se akuza për krime lufte mund ta dobësojë imazhin e Putinit edhe te fuqitë si India, që nuk e kanë sanksionuar për pushtimin e Ukrainës. Sipas tyre, ai mund të shihet me mosbesim edhe te një pjesë e popullatës së thjeshtë ruse, marrë parasysh se Putin vazhdimisht e ka pozicionuar veten si udhëheqës që mbështet “vlerat tradicionale të familjes” dhe mbron fëmijët – ndryshe nga ata në Perëndim, sipas tij.

David Scheffer, tani bashkëpunëtor i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Putin do të ngarkohet së shpejti edhe me akuza të tjera.

“Vetë prokurori ka sinjalizuar se mund të ngrihet akuzë për sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, që kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës civile, sepse ajo ka mbetur pa rrymë gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Nuk do të ishte për t’u habitur nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale, së shpejti, lëshon urdhërarrestim edhe për këtë krim”, thotë Scheffer.

Këshilli Atlantik – institut me seli në Uashington – ka vlerësuar në një analizë të veten se rasti kundër Putinit “është mesazh edhe për shkelësit e tjerë të të drejtave të njeriut në botë, përfshirë Kinën”.

“Putin përballet me ndjekje të mundshme për krimin e dëbimit me forcë të fëmijëve ukrainas dhe zyrtarët kinezë janë implikuar në të njëjtën vepër në provincën Ksinjiang… Asnjë qeveri, sado e fuqishme të jetë, nuk mund të kryejë mizori pa u ndëshkuar”, është konstatim i Këshillit Atlantik./REL

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: luftaPutinrusiukraine

Ju sugjerojmë

KFOR: Rreth 25 ushtarë të plagosur në veri të Kosovës
Rajoni

KFOR: Rreth 25 ushtarë të plagosur në veri të Kosovës

29 Maj, 2023 8:24 pm
Diplomatët e huaj dënojnë dhunën ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri
Rajoni

Diplomatët e huaj dënojnë dhunën ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri

29 Maj, 2023 7:54 pm
Tensionet në Veri, Berisha: Vuçiç dhe Rusia kërkojnë destabilizimin e Kosovës
Kryesore

Tensionet në Veri, Berisha: Vuçiç dhe Rusia kërkojnë destabilizimin e Kosovës

29 Maj, 2023 7:30 pm
Zgjedhjet, Basha: Treguan se mora vendimin e duhur për përjashtimin e Berishës
Politikë

Zgjedhjet, Basha: Treguan se mora vendimin e duhur për përjashtimin e Berishës

29 Maj, 2023 7:03 pm
Tensionet në Kosovë, Osmani: Kush zbaton urdhrat e Vuçiçit, do të përballet me drejtësinë
Rajoni

Tensionet në Kosovë, Osmani: Kush zbaton urdhrat e Vuçiçit, do të përballet me drejtësinë

29 Maj, 2023 6:49 pm
Spalletti largohet nga Napoli, arsyeja
Sport

Spalletti largohet nga Napoli, arsyeja

29 Maj, 2023 6:45 pm
Basha në Durrës: Ka plane për të zhdukur PD, por ta harrojnë se do të ndodhë
Politikë

Basha në Durrës: Ka plane për të zhdukur PD, por ta harrojnë se do të ndodhë

29 Maj, 2023 6:43 pm
Djokoviç jep mesazhe politike: Kosova, zemra e Serbisë
Sport

Djokoviç jep mesazhe politike: Kosova, zemra e Serbisë

29 Maj, 2023 6:35 pm
Mposhti Teutën, Partizani fiton titullin e 17 kampion
Sport

Mposhti Teutën, Partizani fiton titullin e 17 kampion

29 Maj, 2023 6:19 pm
Tentoi të vriste një shtetas pak ditë më parë, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

Tentoi të vriste një shtetas pak ditë më parë, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

29 Maj, 2023 5:59 pm
Para
Borrell: Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Borrell: Gati për sanksione të reja

“Mami, s’ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

“Mami, s'ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

Pse u shmang PD nga takimet e tij? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit

Pse u shmang PD nga takimet e tij? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit












TE FUNDIT

KFOR: Rreth 25 ushtarë të plagosur në veri të Kosovës

KFOR: Rreth 25 ushtarë të plagosur në veri të Kosovës
29 Maj, 2023

Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve...

Lexo më shumë

Diplomatët e huaj dënojnë dhunën ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri

Diplomatët e huaj dënojnë dhunën ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri
29 Maj, 2023

Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në Kosovë kanë reaguar përmes llogarive të tyre në Twitter, prej ku...

Lexo më shumë

Tensionet në Veri, Berisha: Vuçiç dhe Rusia kërkojnë destabilizimin e Kosovës

Tensionet në Veri, Berisha: Vuçiç dhe Rusia kërkojnë destabilizimin e Kosovës
29 Maj, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Basha: Treguan se mora vendimin e duhur për përjashtimin e Berishës

Zgjedhjet, Basha: Treguan se mora vendimin e duhur për përjashtimin e Berishës
29 Maj, 2023

Zgjedhjet e 14 majit, për Lulzim Bashën, janë tregues se ai mori vendimin e duhur për të përjashtuar nga Partia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com