Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bota e Putinit bëhet më e vogël

2023/03/26 at 6:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Bota e Putinit bëhet më e vogël

Pas Muammar Gaddafit të Libisë dhe Omar al-Bashirit të Sudanit, presidenti rus, Vladimir Putin, është kreu i radhës i një shteti që ndiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Por, është udhëheqësi i parë i një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ka një urdhër arrestimi të lëshuar kundër tij, për krim të dyshuar lufte në Ukrainë.


Për Kremlinin, kjo nuk do të thotë asgjë – është një akt “i pavlefshëm” dhe “pa fuqi ligjore”.

“E konsiderojmë të turpshëm dhe të papranueshëm. Rusia, si një numër shtetesh, nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një vendim historik, që do të çojë në llogaridhënie historike.

“Kreu i një shteti terrorist dhe një zyrtare tjetër ruse janë bërë zyrtarisht të dyshuar për krime lufte”, ka thënë ai.

Me kërkesë të kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, gjyqtarët e këtij institucioni kanë lëshuar këtë muaj urdhër arrestimi për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe komisionaren për të drejtat e fëmijëve në Rusi, Maria Lvova-Belova. Ata akuzohen për krimin e luftës: dëbim i paligjshëm i fëmijëve nga Ukraina dhe transferim i paligjshëm i tyre në territorin e Federatës Ruse.

Vendimi është shpallur një ditë pasi një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Rusinë për zhvendosje të detyrueshme të fëmijëve. Sipas raportit, numri i saktë i fëmijëve të dërguar në Rusi, nuk dihet, por autoritetet ukrainase kanë thënë se bëhet fjalë për mijëra.

Autoritetet ruse kanë pranuar se kanë zhvendosur fëmijë, por kanë thënë se e kanë bërë këtë për çështje humanitare, përkatësisht për mbrojtjen e tyre. Raporti i OKB-së e hedh poshtë këtë.

“Transferimet nuk lidhen me arsye sigurie apo mjekësore. Shumë fëmijë nuk kanë mundur të kontaktojnë me familjarët e tyre dhe mund t’i kenë humbur përgjithmonë lidhjet me ta”, thuhet në raport.

Ekspertët ligjorë thonë se gjasat që Putin të arrestohet sa është në pushtet, janë fare të vogla. Gjykata Ndërkombëtare Penale, me seli në Hagë, nuk e ka forcën e vet policore dhe mbështetet te vendet për të zbatuar urdhërarrestimet e saj. Për më tepër, Rusia nuk është palë në Statutin e Romës – traktatin që e ka themeluar Gjykatën. Palë janë 123 shtete nënshkruese.

David Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën e Bill Clintonit, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se Putin tani do të frikësohet të udhëtojë.

“Edhe brenda [Rusisë] – me sa kam kuptuar nga lajmet – ai nuk po fluturon më, ndoshta nga frika e rrezikut në qiell. Ai e merr trenin kudo ku shkon në Rusi. Tani, ai duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin”, thotë Scheffer.

Ai shton se nuk ka asnjë garanci se edhe vendet që janë palë në Statutin e Romës do ta arrestonin, por thekson se ato kanë detyrime ligjore për ta bërë një gjë të tillë.

Rusia është një nga vendet më të fuqishme në botë, me rezerva masive të armëve bërthamore, dhe arrestimi i udhëheqësit të saj mund të ketë pasoja për çdo vend që tenton ta bëjë atë. Kushtetuta e Rusisë, po ashtu, e ndalon ekstradimin e qytetarëve rusë në një shtet tjetër, çfarë do të thotë se edhe nëse Putini humb pushtetin, qeveria e re – nëse potencialisht do të donte ta ekstradonte – do të haste në pengesa.

Atëherë, nëse Putin vështirë se mund të arrestohet, përse akuza e tij ka peshë? Susana Sacouto, drejtore e Zyrës së Kërkimeve për Krime Lufte në Kolegjin e Drejtësisë në Uashington, shpjegon për Exposenë:

“Urdhërarrestimi do t’ia bëjë botën më të vogël [Putinit], do t’i kufizojë lëvizjet e tij dhe do ta izolojë më shumë nga pjesa tjetër. Urdhërarrestimi, po ashtu, mund t’i bëjë disa që ta rimendojnë bashkëpunimin e tyre me Putinin – pra, sa larg mund ta çojnë mbështetjen për të? Kemi rastin e komisionares [ruse] për të drejtat e fëmijëve. Ajo akuzohet si bashkautore në mizori. Pra, ka mundësi që urdhërarrestimet të shërbejnë si masë parandaluese për bashkëpunëtorët e tjerë”.

Sacouto thotë se akuzat mund ta ndryshojnë intensitetin e luftimeve edhe në fushëbetejë.

“Sepse, lufta nuk është e paligjshme, por sjellje të caktuara në luftë janë të paligjshme, si shënjesterimi i civilëve apo vrasja e ushtarëve që dorëzojnë armët. Pra, ka rregulla të luftës. Është interesante akuza kundër komisionares për të drejtat e fëmijëve. Mendoj se dërgon mesazh të fuqishëm”, thotë ajo.

Bashkëbiseduesit e REL-it thonë se akuza për krime lufte mund ta dobësojë imazhin e Putinit edhe te fuqitë si India, që nuk e kanë sanksionuar për pushtimin e Ukrainës. Sipas tyre, ai mund të shihet me mosbesim edhe te një pjesë e popullatës së thjeshtë ruse, marrë parasysh se Putin vazhdimisht e ka pozicionuar veten si udhëheqës që mbështet “vlerat tradicionale të familjes” dhe mbron fëmijët – ndryshe nga ata në Perëndim, sipas tij.

David Scheffer, tani bashkëpunëtor i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Putin do të ngarkohet së shpejti edhe me akuza të tjera.

“Vetë prokurori ka sinjalizuar se mund të ngrihet akuzë për sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, që kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës civile, sepse ajo ka mbetur pa rrymë gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Nuk do të ishte për t’u habitur nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale, së shpejti, lëshon urdhërarrestim edhe për këtë krim”, thotë Scheffer.

Këshilli Atlantik – institut me seli në Uashington – ka vlerësuar në një analizë të veten se rasti kundër Putinit “është mesazh edhe për shkelësit e tjerë të të drejtave të njeriut në botë, përfshirë Kinën”.

“Putin përballet me ndjekje të mundshme për krimin e dëbimit me forcë të fëmijëve ukrainas dhe zyrtarët kinezë janë implikuar në të njëjtën vepër në provincën Ksinjiang… Asnjë qeveri, sado e fuqishme të jetë, nuk mund të kryejë mizori pa u ndëshkuar”, është konstatim i Këshillit Atlantik./REL

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: luftaPutinrusiukraine


Ju sugjerojmë

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 Janar, 2026 9:27 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë
Bota

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë

14 Janar, 2026 8:29 pm
“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump
Bota

“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump

14 Janar, 2026 8:21 pm
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet
Bota

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

14 Janar, 2026 7:35 pm
Para
Borrell: Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Borrell: Gati për sanksione të reja

“Mami, s’ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

“Mami, s'ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

Pse u shmang PD nga takimet e tij? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit

Pse u shmang PD nga takimet e tij? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit
















TE FUNDIT

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
14 Janar, 2026

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E...

Lexo më shumë

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
14 Janar, 2026

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com