Teksa shumë shtete në të gjithë botën vijojnë shtimin e masave kufizuese, Wuhani i njohur si vendi i origjinës së COVID-19, i është rikthyer normalitetit.
Në qytetin kinez lëvizja e qytetarëve dhe bizneset vijojnë aktivitetin normalisht, ndërsa nuk mungojnë dhe festat masive gjatë fundjavës në të cilat nuk respektohen distancimi fizik dhe as mbajtja e maskës.
Megjithatë, në Kinë autoritetet kanë vendosur masa shumë të forta në disa rajone, ku janë shfaqur sërish raste të reja të infektuarish me koronavirus./ Opinion.al