Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bota drejt një epoke të re bërthamore

2022/10/30 at 12:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Bota drejt një epoke të re bërthamore

by Snoron.com

Armët bërthamore kanë qenë një faktor kyç në marrëdhëniet ndërkombëtare që nga gushti i vitit 1945, kur Shtetet e Bashkuara lëshuan dy prej tyre në Japoni për të përshpejtuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.


Asnjë armë e tillë nuk është përdorur që nga ajo kohë, dhe ndoshta kjo gjë ndihmoi në ruajtjen e ekuilibrit të Luftës së Ftohtë, duke imponuar një shkallë të lartë të kujdesit në të dy anët e konfrontimit midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik.

Për më tepër, negociatat mbi kontrollin e armëve të tilla, patën sukses në kufizimin e arsenalit bërthamor të të dyja vendeve, dhe ndaluan ose ngadalësuan përhapjen e tyre.

Sot, vetëm 7 vende të tjera (Britania e Madhe, Franca, Kina, Izraeli, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut) kanë armë bërthamore.

Tani pyetja është nëse jemi në pragun e një epoke të re të zgjerimit të armëve bërthamore, të një roli më të spikatur të tyre në gjeopolitikë, dhe të përpjekjeve të më shumë vendeve për t’i blerë ato.

Rrezikut i shtohet ndjenja se tabuja bërthamore kundër zotërimit apo edhe përdorimit të armëve bërthamore po zbehet ndjeshëm, për shkak të kalimit të kohës dhe shfaqjes së një gjenerate të re të së ashtuquajturave armë bërthamore taktike, që nënkuptojnë pasoja më pak katastrofike dhe që për këtë arsye mund të duken si më të përdorshme.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e ka sjellë më afër këtë epoke të re.

Dhe kjo në disa mënyra.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Ukraina ia dorëzoi  Rusisë armët bërthamore që mbetën në territorin e saj në këmbim të garancive të sigurisë. Që nga ajo kohë, Rusia e ka pushtuar dy herë, një fakt që mund të bindë të tjerët se heqja dorë nga armët bërthamore  vë në rrezik sigurinë e një vendi.

Më pas, në vazhdën e pushtimit të dytë të Rusisë në fillim të këtij viti, SHBA-ja përjashtoi  përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake në krah të Ukrainës, për shkak të shqetësimit se dërgimi i trupave amerikane në terren, apo krijimi i një zone ndalim-fluturimi mund të çojë në shpërthimin e një Luftë të Tretë Botërore që do të jetë me siguri bërthamore.

Kina dhe vendet e tjera, mund ta shohin këtë si një dëshmi të qartë se zotërimi i një arsenali të madh bërthamor që mund të pengojë SHBA-në, ose të paktën ta nxisë atë të veprojë me një vetëpërmbajtje më të madhe.

Pas dështimeve serioze në fushën e betejës, presidenti rus Vladimir Putin ka  kërcënuar se do të përdorë armët bërthamore brenda ose afër Ukrainës, në një përpjekje për të frikësuar ukrainasit, dhe për t’i detyruar qeveritë europiane dhe SHBA-në që të rimendojnë  edhe një herë mbështetjen e tyre për këtë vend.

Edhe zhvillimet diku tjetër kanë nxituar edhe një herë vendet të mendojnë për vlerën e armëve bërthamore. Regjimet dhe udhëheqësit në Irak dhe Libi u rrëzuan, pasi braktisën programet e tyre të armëve bërthamore, dhe kjo mund t’i shtyjë të tjerët të marrin në konsideratë avantazhet e mbajtjes apo zhvillimit të aftësive bërthamore.

Nga ana e saj Koreja e Veriut, është qetë pasi po vazhdon ta zgjerojë arsenalin e saj bërthamor. Po ashtu bota ka mësuar të jetojë me arsenalet bërthamore izraelite, indiane dhe pakistaneze.

Ekziston rreziku që më shumë armë bërthamore nga më shumë vende, të rrisin shanset e përdorimit të një ose më shumë nga këto armë.

Ndërkohë zotërimi i armëve bërthamore ka po ashtu potencialin për të siguruar një lloj mburoje, që mund ta bëjë më të zakonshëm agresionin.

Madje edhe vetëm besimi se një vend po shkon drejt prodhimit të armëve bërthamore, mund të shkaktojë veprime ushtarake nga fqinjët e shqetësuar, duke çuar ndoshta në një konflikt më të madh.

Duke pasur parasysh këto rreziqe, detyra më emergjente është të mos biem pre e kërcënimeve bërthamore të Putinit, pasi kjo mund të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Dhe kjo qasje kërkon ruajtjen e mbështetjes ushtarake dhe ekonomike perëndimore për Ukrainën, si dhe rikujtimin e rregullit ndaj Rusisë nga SHBA dhe aleatët e saj, se pasojat e çdo përdorimi bërthamor të armëve bërthamore, si për forcat ushtarake ruse në Ukrainë, po ashtu edhe për këdo që është përfshirë në këtë vendim, do të jenë shumë më të mëdha sesa çdo përfitim i perceptuar.

Njëkohësisht, dhe sigurisht para fillimit të vitit 2026, kur skadon traktati NEW START që kufizon arsenalet e dy fuqive të mëdha bërthamore, SHBA-ja duhet t’ia bëjë të qartë Rusisë gatishmërinë e saj për të diskutuar fazën tjetër të kontrollit të armëve bërthamore.

Axhenda duhet të përfshijë numrin dhe llojet e sistemeve të armëve që do të kufizohen, por edhe përfshirjen e Kinës. Së bashku me partnerët e saj në rajon, SHBA-ja duhet gjithashtu të ndërmarrë hapa  diplomatikë ose ushtarakë nëse është e nevojshme për t’u siguruar që Irani të mos prodhojë armë bërthamore dhe as të afrohet aq shumë sa të mund ta arrijë këtë gjë.

Në rastin e dështimit në këtë aspekt, një ose më shumë nga fqinjët e Iranit mund të vendosin se kanë nevojë për armët e tyre bërthamore.

Një skenar i tillë do ta çonte në një drejtim edhe më të rrezikshëm Lindjen e Mesme, që për 3 dekadat e fundit ka qenë rajoni më pak i qëndrueshëm në botë.

Rigjallërimi i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, që Irani arriti me fuqitë botërore (dhe nga e cila SHBA u tërhoq në vitin 2018) do të ndihmonte vetëm përkohësisht, pasi pakti përmban disa të ashtuquajtura klauzola kufizuese.

Por ajo duket si një kosto shumë e lartë për t’u paguar, pasi do t’i jepte mundësi Iranit t’i jepte fund disa prej sanksioneve më të rëndësishme. Dhe në ato kushte regjimi mund të ndjekë një politikë të jashtme edhe më agresive, dhe të garantojë një mënyrë shpëtimi.

Disa shqetësime të tjera janë në Azi.

Përpjekjet për të shkëputur Korenë e Veriut nga armët e saj bërthamore nuk po shkojnë gjëkundi. De-nuklearizimi i plotë duhet të mbetet një synim, por ndërkohë SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia duhet të marrin në konsideratë edhe një formë propozimi për kontrollin e armëve, e cila do të kufizonte arsenalin bërthamor dhe sistemet raketore të Koresë së Veriut, kjo në këmbim të reduktimit të sanksioneve.

Po ashtu, SHBA-ja duhet gjithashtu të ruajë aleancën e saj të ngushtë me Korenë e Jugut dhe Japoninë përkundrejt jo vetëm Koresë së Veriut, por edhe Kinës. Dështimi për ta bërë këtë do t’i bënte me shumë gjasa që të dyja këto të fundit të rishqyrtojnë mundësinë e heqjes dorë nga armët bërthamore.

Për një kohë të gjatë, shumë studiues dhe politikëbërës kanë vepruar nën iluzionin se problemi i përdorimit të armëve bërthamore ishte një relike e Luftës së Ftohtë.

Në fakt, bota po i afrohet një epoke, e cila mund të përkufizohet edhe më qartë nga armët bërthamore./ Nga Richard Haas, Council on Foreign Relations



Ju sugjerojmë

Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM
Kryesore

Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM

12 Maj, 2025 10:52 am
Ndërpritet procesi i numërimit në Bashkinë Përrenjas
Kryesore

Ndërpritet procesi i numërimit në Bashkinë Përrenjas

12 Maj, 2025 10:48 am
Vijon numërimi i votave, si ndahen mandatet e deputetëve deri në këto momente
Aktualitet

Vijon numërimi i votave, si ndahen mandatet e deputetëve deri në këto momente

12 Maj, 2025 10:41 am
Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS/ Shënohen 214 vota të pavlefshme
Kryesore

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS/ Shënohen 214 vota të pavlefshme

12 Maj, 2025 10:30 am
Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë
Aktualitet

Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

12 Maj, 2025 10:21 am
Rezultatet e para në Fier, cila parti udhëheq në këtë qark
Kryesore

Rezultatet e para në Fier, cila parti udhëheq në këtë qark

12 Maj, 2025 10:19 am
Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin
Kryesore

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin

12 Maj, 2025 9:59 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

12 Maj, 2025 9:49 am
Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
Kryesore

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

12 Maj, 2025 9:33 am
Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
Kryesore

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:19 am
Para
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Përfitoi 25 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

Gert Bogdani zyrtarizon kandidaturën në primaret e Tiranës,zbulon arsyen pse do të garojë

Gert Bogdani zyrtarizon kandidaturën në primaret e Tiranës,zbulon arsyen pse do të garojë

Pezullimi i marrëveshjes për eksportin e grurit, SHBA kritikon Rusinë

Pezullimi i marrëveshjes për eksportin e grurit, SHBA kritikon Rusinë
















TE FUNDIT

Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM

Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM
12 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për partitë në Bashkinë e Hasit. Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë...

Lexo më shumë

Ndërpritet procesi i numërimit në Bashkinë Përrenjas

Ndërpritet procesi i numërimit në Bashkinë Përrenjas
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Përrenjasit, pjesë e qarkut të Elbasanit është ndërprerë procesi i numërimit. Tv Klan bën të ditur se...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave, si ndahen mandatet e deputetëve deri në këto momente

Vijon numërimi i votave, si ndahen mandatet e deputetëve deri në këto momente
12 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 11 Majit vijon në rang vendi. Deri më tani janë numëruar 1745...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS/ Shënohen 214 vota të pavlefshme

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS/ Shënohen 214 vota të pavlefshme
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Himarës ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit. Sipas tvklan mësohet se Partia Socialiste ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com