Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bosnje-Hercegovinë: Vend kandidat i BE falë gjeopolitikës

2022/12/19 at 10:10 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bosnje-Hercegovinë: Vend kandidat i BE falë gjeopolitikës

Bosnje-Hercegovina pret prej vitesh që të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Tani BE për arsye gjeopolitike dha dritën e gjelbër. Cili është qëndrimi i politikanëve gjermanë?

Ka një kohë të gjatë që në politikën europiane, Bosnje-Hercegovina nuk luan më ndonjë rol. Tmerri i luftës së Bosnjes dhe gjenocidi në Srebrenicë janë harruar në masë të madhe dhe zbehur. Ky vend ndodhet prej kohësh në një paralizë politike, kartelet politike etno-nacionaliste të tre etnive, boshnjake, serbe dhe kroate pengojnë gati të gjitha reformat, njerëzit e braktisin vendin me shumicë. Në këto kushte as nuk mendohej më për integrimin europian sipas premtimit të para dy dekadave.

Bosnien und Herzegowina I Staatspräsidium

Anëtarët e presidiumit shtetëror – Željka Cvijanović, Željko Komšić dhe Denis Bećirović

Por tani B-H është vend kandidat i BE. Në samitin e Brukselit, krerët e shteteve dhe qeverive europiane vendosën për këtë, gjashtë vjet pas ky vend aplikoi për anëtarësimin në BE, por nuk zbatoi asnjë nga reformat e kërkuara. Megjithatë pa asnjë dallim politikanët gjermanë e vlerësojnë pozitivisht këtë vendim, “si një sinjal shumë pozitiv për njerëzit në Bosnje-Hercegovinë” dhe një hap “që duhej të bëhej prej kohësh”. DW iu drejtua me pyetje ndër të tjera Boris Mijatovic (Të Gjelbrit), Adis Ahmetovic dhe Jasmina Hostert (SPD) si edhe Thomas Hackerit (FDP) – katër politikanë që angazhohen për këtë rajon.

Deutschland Diplomatie l West-Balkangipfel in Berlin l Familienfoto Gruppenfoto

Samiti i Ballkanit në Berlin

Arsye gjeopolitike

Asnjë nga politikanët nuk është i mendimit se dhënia e statusit kandidat është rezultat i progresit të zhvillimit institucional dhe demokratik të këtij vendi. Si arsye shikohet dimensioni gjeopolitik dhe shqetësimi për stabilitetin dhe sigurinë në Europë. “Lufta agresore kundër së drejtës ndërkombëtare që nisi Rusia në Ukrainë ka sjellë dinamika të reja në politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit në BE, të cilat pa këtë luftë nuk do të kishin këtë ritëm”, thotë Thomas Hacker, raportues i FDP-së për vendet e Ballkanit. “Tek kjo dinamikë bën pjesë pa dyshim edhe statusi i vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën.”

Edhe politikani i gjelbër, Boris Mijatovis është i mendimit se “kemi të bëjmë me një situatë gjeopolitike serioze, që u krijua dhe ashpërsua pas sulmit të Federatës Rusë ndaj një fqinji sovran.” Nëse BE nuk e bën realitet premtimin e saj, atëherë boshllëku do të mbushet nga vende të tjera si “Rusia, Kina apo të tjerë”, tha Mijatovic për DW. Deputeti socialdemokrat i Bundestagut, Adis Ahmetovic thotë se Ballkani Perëndimor duhet të “konsiderohet një rajon me rëndësi gjeopolitike dhe integrimi në BE duhet të çohet përpara.” Ahmetovic paralajmëron, se Ballkani nuk duhet të bëhet një portë e hapur për konfliktin tjetër në Europë.

Bosnien Herzegowina Christian Schmidt

Motivim për politikën e brendshme

Në të njëjtën kohë dhënia e statusit kandidat mund të kthehet në një impuls të madh për të zhvilluar më tej demokracinë dhe shtetin ligjor në vend, theksojnë politikanët gjermanë. “Lidershipi politik i vendit duhet ta përdorë këtë vendim tani për të zbatuar reformat e nevojshme”, thekson politikani liberal, Thomas Hacker. “Statusi i vendit kandidat duhet të bëhet motivim për përpjekje edhe më të mëdha.”

Këtë e shpreson edhe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt. Për DW ai tha se “ky është një shans unik për Bosnje-Hercegovinën. Statusi kandidat është një hap vendimtar për afrimin me BE dhe një të ardhme si vend anëtar i BE.” Por Schmidt paralajmëron, se ky vend duhet të jetësojë premtimin për t’u kthyer në një vend multietnik prosperues dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit e vet. Politikani gjerman i CSU, Schmidt premton një angazhim më të madh të BE. Edhe deputetja e Bundestagut, socialdemokratja Jasmina Hostert është e mendimit që BE duhet të angazhohet më shumë në Bosnje-Hercegovinë. “Përpjekjet për reforma merren në konsideratë nga BE dhe ajo e mbështet Bosnje-Hercegovinën në tejkalimin e krizave që kemi në Europë.” Por tani është koha që fjalët të bëhen vepra. “Pas 20 vitesh perspektivë është koha për më shumë se hapja e një horizonti.”/DW

Ju sugjerojmë

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
Para
Festat e fundvitit, plani i masave i Policisë së Shtetit

Festat e fundvitit, plani i masave i Policisë së Shtetit

U dëmtua nga tërmeti,Gjykata e Tiranës merr vendimin për prishjen e pallatit në kryeqytet

U dëmtua nga tërmeti,Gjykata e Tiranës merr vendimin për prishjen e pallatit në kryeqytet

Turbulenca të forta në ajër gjatë fluturimit, plagosen 36 pasagjerë

Turbulenca të forta në ajër gjatë fluturimit, plagosen 36 pasagjerë

TE FUNDIT

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com