Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bosnjë-Hercegovina e trazuar pas zgjedhjeve në Mal të Zi

2020/09/08 at 9:24 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bosnjë-Hercegovina e trazuar pas zgjedhjeve në Mal të Zi

Aleanca e partive fituese në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi e ka kthyer këtë vend në vitet 90-të të shekullit të kaluar, thotë avokati nga Sarajeva, ish-redaktori i revistës “Dani”, Senad Peçanin. “Kjo shihet nga shpërthimi i nacionalizmit serbo-madh, dhuna ndaj boshnjakëve, sulmet ndaj pasurisë së bashkësisë islame, nga kërcënimet ndaj malazezëve dhe shqiptarëve… Nga festimet në Beograd dhe Republikën Srpska shihet qartë se kemi të bëjmë me ringjalljen e idesë, nëse jo të “Serbisë së Madhe”  atëherë të “Serbisë së zgjeruar”, apo asaj që Vuçiçi e quan kohët e fundit ‘botës serbe”, thotë Peçanin.


Ai paralajmëron se në skenë po shfaqet madje shkallëzimi i “padurueshmërisë çetnike” ndaj malazezëve dhe pakicave të tjera në Mal të Zi dhe se tani po mungojnë vetëm “kokat e vdekura”. „Boshnjakët e Malit të Zi janë frikësuar, për shkak se gjithandej shohim parulla ofenduese ndaj tyre, sulme me gurë në Berane, sulme ndaj godinës së bashkësisë islame në Plevle, qëllimit me armë zjarri të një malazezi të ri në Nikshiç, vetëm pse kishte flamurin malazez në dorë… “, thotë Peçanin.

Skenari malazez në Bosnjë-Hercegovinë?

Rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi kanë treguar se pushteti mund të ndërrohet me angazhimin e madh të opozitës dhe daljen masive në zgjedhje, pohon drejtuesi i portalit „Istinito” nga Banjaluka, Zhelko Raliç. „Kjo është në veçanti me rëndësi për banorët e Bosnjë-Heregovinës, të cilët për vite të tëra janë viktimë e pushteteve të korrupturara, vjedhjes së votave dhe presioneve ndaj bartësve të funksioneve publike. Një skenar të ngjashëm si në Mal të Zi mund të shohim edhe në Bosnjë-Heregovinë”, thotë Raliç për Deutsche Wellen.

Ai beson se Milo Gjukanoviçi do të vazhdojë të përdorë postin e presidentit për të penguar opozitën e deritanishme që të marrë pushtetin. “Mendoj se ka shenja për tensione ndërnacionale në Mal të Zi… Kërcënimet e partive proserbe ndaj boshnjakëve do të paraqiten si faktor destabilizimi i dirigjuar nga Beogradi, me qëllim që partitë boshnjake dhe shqiptare të mos futen në koalicion me opozitën e deritanishme”, thotë Raliç.

Fituesit në Mal të Zi festojnë gjenodicin në Srebrenicë, Ratko Mladiçin…

Senad Peçanin mendon se akuzat ndaj regjimit “diktatorial” të Gjukanoviçit janë të pabaza. “Cili regjim diktatorial nuk do ta nxirrte para drejtësisë fituesin e vërtetë në këto zgjedhje, metropolitin Amfilohije Radoviç, i cili bënte thirrje për urrejtje ndaj malazezëve dhe myslimanëve? Në anën tjetër do të kishte shkas për festimin e humbjes së Gjukanoviçit për shkak të pushtetit të korruptuar, sikur të mos kishin fituar forcat shovinite proserbe, të cilat mohojnë edhe gjenocidin në Srebrenicë, festojnë Drazha Mihajloviçin, Ratko Mladiçin… Po të kishin fituar partitë si socialdemokratët suedezë apo ekologjistët gjermanë, me siguri që do të kishim ndryshime në drejtimin e duhur”, pohon Peçanin.

Figura qendrore e zgjedhjeve tani është shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është bashkuar me partitë proserbe, me qëllim largimin e Gjukanoviçit nga pushteti. Komentet e deklaratave të Abazoviçit për “qërim hesapesh” me mbeturinat nga vitet 90-të, janë të ndryshme. “Do të ishte mirë sikur të paraqitej një person si Dritan Abazoviç edhe në Bosnjë-Heregovinë me qëndrime të qarta, i pakorruptuar dhe me vizione të qarta për reforma. Shpresoj se njerëzit do të kuptojnë një ditë se pushtetet nuk janë të këqija vetëm për faktin se në pushtet janë boshnjakët, serbët apo kroatët, por për shkak të korrupsionit dhe sjelljes së shfrenuar të pushtetmbajtësve”, mendon Raliç.

Aleanca me djallin

Senat Peçanin nuk është dakord me ata që thonë se Dritan Abazoviç mund të jetë shembull edhe për vende të tjera. “Mendoni se mund të ketë ndonjë koalicion mes partisë së Dodikut dhe Partisë sonë në Bosnjë-Heregovinë? Kompromisi është i logjikshëm për mbajtjen e pushtetit, por mbi çfarë bazash ndërtohet ky kompromis. Edhe në Gjermani kërkohen kompromise, por CDU nuk mund të futet në pushtet me partinë profashiste AfD (Alternativën për Gjermani). Dhe liderët e AfD e kanë përshëndetur fitoren e vëllezërve të tyre në Mal të Zi”, thotë Peçanin.

Peçanin mendon se në Mal të Zi mund të ketë ndryshime të shpejta të kursit properëndimor të vendit. Nebojsha Medojeviç thotë se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe Zdravko Krivokapiç pohon se nuk do të marrë asnjë vendim që është në kundërshtim me interesat e Serbisë. “Të gjitha këto deklarata i shërbejnë strategjisë serbe për krijimin e një shteti me shumicë serbe”, pohon Peçanin.

Reagimet e krerëve politikë

Anëtari i presidencës boshnjake nga Republika Srpska, Milorad Dodik i ka përshëndetur menjëherë rezultatet e zgjedhjeve dhe shpreson “kohë më të mira” për raportet me Malin e Zi. Përfaqësuesi kroat, Zelko Komshiç, pohon se ajo që po ndodh në Mal të Zi nuk ka lidhje me demokracinë. Ndërsa boshnjaku Shefik Xhaferoviç ka kërkuar nga Gjukanoviçi mbrojtjen e minoritetit boshnjak në Mal të Zi./ DW



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Para
Rrëzohet nga skela, ndërron jetë punëtori 28-vjeçar

Rrëzohet nga skela, ndërron jetë punëtori 28-vjeçar

Ndotja e mjedisit shkaktare e 13% të vdekjeve në Evropë

Ndotja e mjedisit shkaktare e 13% të vdekjeve në Evropë

I kërkoi vetëdeklarim pasurie, Ibrahim Lici sfidon OFL

Emrat/OFL i dërgon formularin tre të dënuarve për trafik dhe prodhim droge
















TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com