Imazhet satelitore kanë ndihmuar Prokurorinë e Bosnjës që të lokalizojë një varr masiv afër fshatit të Kozluk.
Ekspertët mjeko-ligjorë thonë se ata kanë gjetur një varr masiv që përmban eshtra që i përkasin viktimave të genocidit të Srebrenicës në vitin 1995.
Eldar Jahic, investigues nga zyra e prokurorisë së Bosnjës tha se duket të jetë një varr ku viktimat e masakrës u varrosën në Janar të 1995 dhe pastaj disa trupa u zhvendosën në një hapësirë tjetër për të fshehur gjurmët.
Deri tani, midis eshtrave është gjetur një duzinë trupash të ndryshëm. Viktimat presupozohet të jenë ekzekutuar sistematikisht nga grupe zjarri.
Serbët boshnjakë vranë më shumë se 8.000 muslimanë meshkuj dhe djem pasi ata vërshuan në Srebrenicë në fund të luftës së Bosnjws në vitet 1992-95.