Bota

Bosnjë/ 8 të rinj humbin jetën gjatë festimeve për Vitin e Ri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 01/01/21 |
Opi Nion

Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës. Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë festimit të Vitit të Ri.

Komisioneri rajonal i policisë Milan Galic tha se viktimat ishin 4 djem dhe 4 vajza nga mosha 18-20 vjeç. Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliç, duke shtuar se po vijojnë hetimet për zbardhjen eplotë të ngjarjes.

Pas kësaj ngjarjeje qeveria e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës shpalli 4 janarin ditë zi.  Zyrtarët e Bosnjës, përfshirë anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviç, u shprehën ngushëllime familjarëve./Opinion.al

Pas