Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bosi turk padit aksionerin e Air Albania për vjedhjen e 3.5 mln dollarëve

2020/05/20 at 2:30 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bosi turk padit aksionerin e Air Albania për vjedhjen e 3.5 mln dollarëve

Aksioneri mazhoritar i Air Albania dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, do të përballet me një proces gjyqësor në Turqi pasi dyshohet se se ka mashtruar për një shumë të madhe parash biznesmenim e njohur turk, Adnan Polat.

Polat i njohur si bosi i skuadrës së futbollit Gallatasarai ka dorëzuar në Prokurorinë e Stambollit një kallëzim penal në emër të kompanisë së tij “Grupi Polat”, ku pretendon se kishte rënë dakord me Idrizin që të blinin një kompani nafte, por Idrizi e ka mashtruar duke i marrë 3.5 milionë USD.

Gazeta e njohur turke Milliyet, shkruan se Idrizi njihej me Adnan Polat për shkak aktiviteteve të përbashkëta në futboll. Gjatë kontakteve mes tyre, Idrizi i kishte propozuar biznesmenit turk blerjen e një kompanie të quajtur “Global Fluids International” , e cila siguronte fitime të majme në tregun shqiptar dhe nëse do Polat donte ta blinte, ai mund të negocionte për të.

Sipas asaj që Polat ka shprehur në padi, Idrizi i ka thënë biznesmenit turk se kompania kushtonte 17 milion dollar, por paraprakisht duhej paguar një kapar prej 3.5 milion dollarësh dhe nëse shitja nuk realizohej, Polatit do t’i ktheheshin mbrapsht 3.5 milion dollarët.

Në nëntor të vitit 2016, Adnan Polat, ka firmosur marrëveshjen paraprake, dhe i ka kaluar paratë dorazi sipas asaj që kërkoi Idrizi.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën “Sabah”, disa kohë më vonë, Idrizi e telefonoi Adnan Polatin duke i thënë se në Shqipëri në vitin 2017 kishte zgjedhje dhe se operacioni i blerjes së kompanisë do të finalizohej pas zgjedhjeve. Sipas padisë, Polati e ka pranuar këtë shtyrje.

Pas zgjedhjeve, Polati kontaktoi sërish me Sinan Idrizin dhe e pyeti për operacionin e blerjes së kompanisë, por ai i tha se blerja finale nuk mund të kryhej më.

Kështu, Polat i ka kërkuar Idrizit anulimin e marrëveshjes paraprake dhe kthimit të kaparit prej 3.5 milion euro. Por, sipas biznesmenit turk, Idrizi ka gjetur një mori arsyetimesh për të mos ia kthyer mbrapsht paratë dhe i ndjerë i mashtruar, Adnan Polat i është drejtuar prokurorisë së Stambollit duke e paditur atë për mashtrim./Opinion.al

Etiketa: air albaniaaksionerpadi

Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Si duhet të veprojë opozita? Bejtja: Nuk e ka humbur shansin 

Opinion/ Prishja e teatrit, pro dhe kundër

Arrestohen 5 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

Arrestohen 5 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

NASA: Këtë të shtunë tre asteroidë afër Tokës

Një asteroid potencialisht i rrezikshëm do të kalojë nesër afër Tokës

TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com