Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borxhi prej 700 milionë euro, Meta jep pëlqimin e tij

2021/10/27 at 12:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi e shkarkoi, Meta: Pres me durim të bashkëpunoj me shumicën e re

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka miratuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit për marrjen e borxhit nga 500 deri 700 milionë euro.


Kreu i Shtetit argumenton se kjo dhënie pëlqimi është bërë me qëllim që të mos pengohet mundësia për përdorimin e instrumentit të eurobondit sipas kushteve më të favorshme.

Ndërkohë, Kreu i Shtetit i bën thirrje të gjithë deputetëve të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj, të konsiderojnë faktet, diskutojnë dhe vendosin me transparencë dhe përgjegjësi, kur kemi të bëjmë me një instrument, që jo vetëm duhet trajtuar me kujdes, por edhe duhet përdorur me efikasitet për të mirën e ekonomisë së vendit.

Presidenti Meta në vijim të qëndrimeve të tij lidhur me nivelin e huamarrjes dhe borxhit publik, si dhe duke vlerësuar shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga diskutimet e deputetëve në shqyrtimin e këtij projektligji në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, i kërkon Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Komisionit përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, që të paraqesin një raport para deputetëve dhe Seancës Plenare, në mënyrë shteruese lidhur me këto çështje:

–           Arsyet përse vijohet të ndiqet praktika e administrimit të financave të vendit me vendimmarrje të kësaj natyre, urgjente;

–           Sqarimet përkatëse ndaj rritjes së huamarrjes së huaj, që duhet të trajtohet me kujdes ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (shqetësim ky që është ngritur edhe nga FMN në raportin e tij të fundit);

–           Të raportohet lidhur me performancën e borxhit publik;

–           Të raportohet në terma krahasimorë skenari në rastin e një huamarrje në tregun e brendshëm, në raport me përdorimin e instrumentit të eurobondit;

–           Analizë të plotë të kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre;

–           Një listim të saktë të projekteve që synohet të mbulohen me këtë shumë për të cilën po tentohet të dilet në Eurobond;

–           Të evidentohet në mënyrë shumë më të qartë dhe transparente qëllimi i huamarrjes dhe mënyra e përdorimit të këtij fondi në vlera kaq të larta, veçanërisht nëse huamarrja synohet të përdoret për të financuar deficitin dhe borxhin e marrë, si dhe për t`u mbajtur rezervë në Thesar për mbështetje të ardhshme buxhetore, dhe jo për t`u injektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për ekonominë, siç përmendet jo qartë në relacionin shpjegues;

–           Të sqarohet nëse huamarrja përmes këtij eurobondi, synon të shlyejë dhe huamarrjet e eurobondeve të mëparshme;

–           Vendosjen në dispozicion të të gjithë deputetëve të Kuvendit, të gjithë praktikës dokumentare të kësaj iniciative;

–           Të mbahen në vëmendje rekomandimet e Bankës së Shqipërisë, e cila gjykon se emetimi i këtij Eurobondi nuk cenon politikën monetare në afatin e shkurtër, megjithatë duhet patur kujdes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Presidenti Meta përsërit thirrjen ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, që në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre.

 

 

Etiketa: 700 milion euroborxhimeta


Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

21 Janar, 2026 4:58 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

21 Janar, 2026 4:48 pm
Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Incident në komision, Alibeaj: Garda nxirreni jashtë zonjën, nuk është deputete

Incident në komision, Alibeaj: Garda nxirreni jashtë zonjën, nuk është deputete

U zbuluan nga aplikacioni “Sky”, megaoperacion në Bruksel kundër mafias shqiptare

U zbuluan nga aplikacioni “Sky”, megaoperacion në Bruksel kundër mafias shqiptare

Aksident në Plepa-Shkozet, plagoset rëndë një 23-vjeçare nga Tirana

Aksident në Plepa-Shkozet, plagoset rëndë një 23-vjeçare nga Tirana
















TE FUNDIT

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
21 Janar, 2026

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e caktuar për ish-zyrtarin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha. Gjykata e Apelit të...

Lexo më shumë

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të...

Lexo më shumë

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
21 Janar, 2026

Këshilli i Ministrave ka vendosur miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra në institucione të rëndësishme shtetërore. Vendimet prekin poste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com