Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borxhi i Macron ndaj francezëve

2017/05/09 at 9:11 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Borxhi i Macron ndaj francezëve

Kjo është sfida parësore e Presidentit të ri: të ngushtojë dalëngadalë hendekun që ndan Francën e lumtur nga Franca e zemëruar, Francën e litave dhe Francën që mbetet pas. Një republikë të cilën pjesa më e madhe e popullit e braktis, nuk është më një republikë. Nëse programi nuk ndihmon qytetarët, nëse kënaqet duke plotësuar ambiciet reformiste të elitave, edhe pse me qëllime të mira, presidenca e tij do të dështojë. Republika është forcuar. Për të vazhduar që të jetë e fortë, duhet të jetë edhe e drejtë


Laurent Joffrin

Në betejën finale, fiton Republika. E tronditur, e plasaritur nga një parti e jotoleranës, që ka marrë deri 42 për qind të votave gjatë fushatës zgjedhore, Franca sapo u ka thënë ksenofobëve – edhe pse mbeten të fortë, kanosës dhe aktivë – se nuk do t’ia dijë për ta. Përfundimisht, një ide e caktuar i lirisë ka rezistuar.

Këto zgjedhje na treguan se mund t’i rezistohet ngjitjes së nacional-populistëve. Rezultat paradoksal i një fushate elektorale të paprecedentë: ky vend që përshkruhet si gjithnjë e më i plakur, nostalgjik, i izoluar, i hidhur, ka sjellë në pushtet një 39-vjeçar, pa një të kaluar politike, dashnor i Evropës dhe i magjepsur nga horizontet e mëdha.

Një djalë i ri premtues është i pari në mesin e francezëve: tani duhet të jetë në lartësinë e detyrës. Emmanuel Macron i detyrohet talentit të tij, i cili ia ka mundësuar që të lërë pas politikanët e kursit të vjetër dhe të gjitha partitë e vjetra. Na duhet të shkojmë pas, në kohën e Bonapartit, për të gjetur një udhëheqës shteti më të ri. President pasi ai i hyri politikës prej më pak se dy vjetësh, gara e tij ka qenë një sprint, dhe makina Macron është për Formula 1. Por fati e ndihmoi më shumë se këdo tjetër.

Kush mund ta imagjinonte se presidenti në largim, do të ndalej prej një libri dhe nga Kryeministri i tij, Manuel Valls, se favoriti i natyrshëm pas pesë vitesh të majtë jopopullore, François Fillon do të zhytej në një skandal, apo që Marine Le Pen, pas kalimit të raundit të parë, do të vetëvritej direkt në televizion, duke shfaqur përmes agresivitetit të saj, natyrën e vërtetë të partisë që udhëhiqte? Por edhe rrokja e shanseve që dalin rrugës, është një formë aftësie e rafinuar. Macron e bëri: tani është në Elize.

Ky fat do i nevojitet shumë në të ardhmen. Mes atyre 65% të zgjedhësve që e votuan, më shumë se dy të tretat do të kishin preferuar, pa asnjë dyshim, që të votonin për dikë tjetër. Këtyre votuesve u ka një borxh. Atë që Jacques Chirac, në kohën e tij, nuk e shleu duke refuzuar të përfaqësojë edhe ata që nuk ishin mbështetës të tij. Janë vlerat republikane që sollën Emmanuel Macron në pushtet. Kështu që, ai ka detyrën të mishërojë këto vlera që, më shumë se programi i tij, shpjegojnë suksesin që ka arritur. Një sukses i cili shoqërohet nga një problem i madh: me shumë gjasa, votat që shkuan për Marine Le Pen, dhe ata që zgjodhën fletën e bardhë apo abstenimin, janë në pjesën më të madhe vota popullore.

Kjo është sfida parësore e Presidentit të ri: të ngushtojë dalëngadalë hendekun që ndan Francën e lumtur nga Franca e zemëruar, Francën e litave dhe Francën që mbetet pas. Një republikë të cilën pjesa më e madhe e popullit e braktis, nuk është më një republikë. Emmanuel Macron ka legjitimitetin për të vënë në zbatim, nëse fiton zgjedhjet legjislative, programin që u ka paraqitur francezëve. Por nëse programi nuk ndihmon qytetarët, nëse kënaqet duke plotësuar ambiciet reformiste të elitave, edhe pse me qëllime të mira, presidenca e tij do të dështojë. Republika është forcuar. Për të vazhduar që të jetë e fortë, duhet të jetë edhe e drejtë. / Liberation – Në shqip nga bota.al



Ju sugjerojmë

Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
Aktualitet

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

18 Korrik, 2025 10:39 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

18 Korrik, 2025 10:23 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

18 Korrik, 2025 10:08 pm
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
Politikë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

18 Korrik, 2025 8:34 pm
Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
Aktualitet

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

18 Korrik, 2025 8:27 pm
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin
Aktualitet

Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin

18 Korrik, 2025 7:51 pm
Para
E fundit/ Eksploziv lokalit të ish-punonjësit të bashkisë

E fundit/ Eksploziv lokalit të ish-punonjësit të bashkisë

Kur është koha më e mirë për të bërë dush?

Kur është koha më e mirë për të bërë dush?

Tjetër shpërthim në lokal, tronditet Unaza e Re në Tiranë

Tjetër shpërthim në lokal, tronditet Unaza e Re në Tiranë
















TE FUNDIT

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
18 Korrik, 2025

Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave...

Lexo më shumë

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
18 Korrik, 2025

Igor Popoviq, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
18 Korrik, 2025

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një...

Lexo më shumë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
18 Korrik, 2025

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com