Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borxhi i lartë publik, debate mes qeverisë dhe opozitës

2022/01/03 at 6:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Borxhi i lartë publik, debate mes qeverisë dhe opozitës

Në Shqipëri, qeveria e shtoi borxhin publik në fund të vitit që shkoi me një shifër prej 650 milionë eurosh përmes instrumentit financiar Eurobond duke e çuar atë në mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ekspertët dhe opozita janë kritikë për këtë tregues të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Përfaqësues të PD e shohin si rrezik për financat publike dhe thonë se qeveria nuk po i përdor huatë për investime, por sipas tyre, po merr borxh për të shlyer borxhet paraardhëse. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë i tha Zërit të Amerikës se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se rritja ekonomike me 6.7% për vitin 2021, është një tregues se ekonomia po del nga kriza, që shkaktoi tërmeti i dy viteve me parë dhe Pandemia e Kovid 19 e cila ende vazhdon.


Në Shqipëri dy krizat e njëpasnjëshme, ajo e tërmtit të vitit 2019 dhe kriza e Pandemisë së Kovid 19, kanë vënë në vështirësi ekonominë e vendit, duke i lënë më pak hëspirë qeverisë shqiptare siç thonë ekspertët për të patur një konsolidim fiskal. Autoritetet zyrtare janë detyruar dy herë në dy vitet e fundit, dhe 5 herë që prej vitit 2010, të dalin në treg ndërkombëtar, për të kërkuar borxh, ajo që quhet ndryshe Eurobond. Nw fund të vitit që shkoi qeveria shqiptare përmes këtij instrumenti mori një borxh prej 650 milionë euro, dhe borxhi publik kapi shifrën e 80.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky borxh i jashtëm sipas ekspertëve i lë hapësirë bankave shqiptare të kreditojnë ekonominë.

“Qeveria shqiptare nuk bëhet konkuruese me biznesin për të marrë fonde, se fondet ato janë në ekonomi. Ka një nivel të caktuar fondesh, dhe nëse konkuron dhe qeveria për të marrë ato fonde hua edhe biznesi, do të thotë që qeveria konkuron brenda ekonomisë me vetë biznesin. Kjo është arsyeja pse i rekomandohet qeverisë që një pjesë e burimeve financiare ta marrë nga tregjet ndërkombëtare, pra nga burime të jashtme në mënyrë që të mos konkurojë biznesin vendas”-u shpreh për Zërin e Amerikës, Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.

Ministria e financave dhe ekonomisw e ka rritur në vijimësi afatin e maturimit të Eurobondit, nga 5 vjet deri nw afatin 10 vjeçar, me tw cilin u mor Eurobondi i fundit, prej 650 milionw euro. Drejtues të opozitës e cilësojnë marrjen e borxhit tw radhws nw tregun ndwrkombwtar, dështim të politikave fiskale dhe të menaxhimit të dy krizave, tërmetit dhe pandemisë. Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku thotë se huatë që po merr qeveria në tregun e jashtëm, nuk po injektohen në ekonomi.

“Shqetësimi për borxhin është se ai nuk është efiçent, që do të thotë të marrësh borxh për të bërë investime, për ta hedhur në ekonomi për të stimuluar biznesin, për arsimin bujqësinë turizmin, pra për sektorë që gjenerojnë rritje ekonomike dhe punësim. Po merret borxh për të mbuluar nevojat e muajit, për shpenzime operative. Ne nuk kemi informacione se si përdoret. Ajo që kuptojmë ne kur marrim Eurobondin e radhës, është që gjysma e tij shkon për të pagur të mëparshmin”– tha për Zërin e Amerikës, Jordia Tabaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike.

Ministrja e financave dhe ekonomisë Delina Ibrahimaj i tha Zërit të Amerikës se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se eurobondi i fundit me afat 10 vjeçar, ështe pjesë e strategjisë së huamarrjes dhe menaxhimit të borxhit publik. Ai sipas saj krijon një relaksim të pagesave të borxhit dhe një planifikim më të mirë të tij.

“Unë i ftoj kritikët të ulemi dhe të bisedojmë. Gjithmonë është marrë borxh, si Eurobond ashtu dhe borxh i brendshëm për mbështetje buxhetore. Në rastin tonë në dy herët e fundit të daljes në Eurobond kanë patur prioritet shpenzimet për Kovidin, për shëndetësinë, kanë patur prioritet shpenzimet për tërmetin, infrastruktura. Pra merret borxh për mbështetje buxhetore. Ndërkohë i gjithë borxhi i marrë ndër vite ka të planifikuara ripagesat e borxhit, të cilat nuk janë të planifikuara të mbulohen me Eurobond apo me huamarrje. Logjika që të marrësh borxh për një çështje të caktuar sidomos kur flasim për emetim të bondeve nuk qëndron”– u shpreh për Zërin e Amerikës Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Ekspertët mendojnë se rregullat e daljes në tregjet ndërkombëtare për hua, lidhen me aftësinë paguese të vendit, dhe një raport të konsoliduar mes shpenzimeve dhe të ardhurave në buxhet. Ndaj ata i sugjerojnë kujdes qeverisë në këtë drejtim.

“Në emetimet e rradhës qeveria shqiptare duhet të jetë më e kujdesshme në konsolidimin fiskal. Pra duhet t’i japë më tepër prioritet marrëdhënies mes të ardhurave që mbledh përmes adminutsratës tatimore dhe shpenzimeve buxhetore. Kjo është evidentuar edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN dhe BB, të cilat gjithmonë në raportet e tyre i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që të konsolidojë pjesën e balancës mes të ardhurave dhe shpezimeve buxhetore”– u shpreh Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.

Autoritetet zyrtare janë optimist, në lidhje me të ardhurat në burxhet duke u bazuar në politikat fiskale dhe sistemin e ri të fiskalizimit. Për vitin 2022 ato kanë parashikuar një rritje me7.6% krahasuar më vitin paraardhës.Por përfaqësues të opozitës flasin për një qasje të gabuar të qeverisë edhe në politikat e saj për të ulur borxhin publik, i cili sot është 80.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Në afro 9 vite borxhi publik është gati dyfishuar, nga 6 miliard në 11 miliard euro. Po i afrohemi nivelit kritik prej 100%, të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që qeveria kishte premtuar në programin e saj në shtator se do shkonte në rreth 60%, pra do shkonim në tendencë ulje. Qeveria s’ka listë prioritetesh se ku do fokusohet, sepse jemi në një vit të vështirë financiar”– Jordia Tabaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike.

Autoritetet e pranojnë se niveli i borxhit është i lartë, krahasuar me vitet e kaluara, por thonë se në vitin 2021 rritja ekonomike ishte 6.7% nga

4.4 që ishte parashikuar në fillim të vitit 2021, dhe se parashikimi për vitin 2022 është 4.2%, pra në të njëjtat nivele si para Pandemisë së Kovid 19. Sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisw kjo tregon se borxhi ka ndikuar në rritje ekonomike.

“ Është e vertetë që niveli i norxhit është i lartë, por është e rendësishme që ai është shoqëruar me rritje ekonomike, dhe është përkthyer në rritje ekonomike. Në të gjithë eurozonën borxhi u rrit duke shkuar deri në 98%, me 14 pikë përqindje. Shqipëria është ekonomi e vogël nuk mund të kaharasohet, por ne nuk patëm vetëm pandeminë ne patëm dhe tërmetin i cili sigurisht që kishte nevojë për financim nga buxheti. Duhet kuptuar që borxhi shkoi për investime. Patjetër shkoi dhe për të mbuluar shpenzime të lidhura me shëndetësinë dhe kovidin, dhe përballimin në përgjithësi e krizës shëndetësore. Blerja e vaksinave dhe vaksinimi i popullatës bëri që të mos kishim mbyllje gjatë vitit të kaluar. Kjo bëri që ekonomia të vazhdojë të prodhojë dhe është përkthyer në rritje ekonomike. Të gjithë sektorët e ekonomsë janë rritur”– tha Delina Ibrahimaj, Ministre e financave dhe ekonomisë

E megjithatë sfidat për autoritetet shqiptare mbeten të shumta, që nga rritja e çmimit të energjisë, çekuilibrimi i tregjeve ndërkombëtare dhe i ekonomive në botë për shkak të krizës së Kovid 19, si dhe paqartësitë që lidhen me vijimin e Pandemisë. Të gjitha këto sipas ekspertëve i vendosin një pikëpyetje synimeve të qeverisë për të ulur borxhin publik dhe rritur të ardhurat në buxhet./ VOA



Ju sugjerojmë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Inteligjenca amerikane: Putin, i vendosur për të vazhduar luftën në Ukrainë

29 Tetor, 2025 8:20 pm
Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
Binjakë lindin me 15 minuta diferencë mes njëri-tjetrit, por në vite të ndryshme

Binjakë lindin me 15 minuta diferencë mes njëri-tjetrit, por në vite të ndryshme

Greqi, mbi 36 mijë të infektuar me COVID-19

Greqi, mbi 36 mijë të infektuar me COVID-19

Vlorë/ Shpërthim tritoli në një makinë

Vlorë/ Shpërthim tritoli në një makinë
















TE FUNDIT

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
29 Tetor, 2025

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin...

Lexo më shumë

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
29 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
29 Tetor, 2025

Detaje të reja janë dhënë nga gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e ndodhur të martën...

Lexo më shumë

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
29 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com