Kryesore

“Borxhi 106%”,Tabaku replika me Ahmetajn: S’dua ta përdor fjalën,do ishte e rëndë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 12/05/22 |
Opi Nion

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit akuzave të deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, e cila tha se masat e marra nga qeveria janë të pamjaftueshme dhe se borxhi ka arritur në 106%.

Të thuash që çmimet janë rritur për arsye të tregut të brendshëm në mirëkuptim politik do e quaja të qëllimshme profesionalisht. Do e quaj s’dua ta përdor fjalën, do ishte e rëndë fjala, por po që quaj politikisht të qëllimshme”,-tha Ahmetaj.

Zëvendës kryeministri tha se qeveria ka ndërhyrë aty ku çmimet janë rritur, tek shporta.

Ne kemi ndërhyrë aty ku çmimet janë rritur, te shporta. Kemi ndihmuar e sektorë, u bënë tre herë, pa mendojeni, tërmeti po shkon mbi 1.1 miliardë injektimi. Kur inflacioni godet konsumin asnjë nga ju s’duhet të gëzohet për një spirale të mundshme negative ekonomike. Prapë ajo historia që do Zoti marrim pushtetin mbi fatkeqësitë? Nuk ndodh. Një qeveri mendon për sot dhe disa e disa vite”,-tha Ahmetaj.

Tabaku u shpreh se masat e marra nga qeveria janë të pamjaftueshme, si dhe ngritja e Bordit për çmimet është një abuzim.

“Inflacioni në vend ka arritur ne thuajse 7%, gjë e cila ndihet më shumë tek më të varfrit. Nuk besoj se ka krenari të firmosësh marrëveshje që nuk sjellin investime e përfitime të huaja në vend. Borxhi sot i Prodhimit të Brendshëm Bruto ka arritur në 106%. Ne si parlament kemi detyrime. Në këtë situatë që ndodhemi ka vetëm një përgjegjës, shkurt-ditësia e kësaj qeverie. Masat e qeverise janë të pamjaftueshme dhe ngritja e bordit- abuzim nga ana e saj,”-tha Tabaku.

Pas