Policia ka shpëtuar një turistë ukrainas ditën e sotme në Borsh, pasi kishte shkuar larg me not.
“Njësia Policore Detare në Borsh i erdhi në ndihmë një turisti ukrainas, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar.
Pas njoftimit të ardhur në Sallën Operative të DVP Vlorë, se një person i cili ishte duke notuar po rrezikohej në vendin e quajtur “Gjiri i Borshit”, Njësia Policore Detare u nis menjëherë drejt vendit të dhënë me mjetin lundrues Jetski dhe në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore”-njofton policia.