Kryesore

Borrell uron Begajn: Mandati juaj nis në një moment historik për Shqipërinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 24/07/22 |
Opi Nion

Shefi i politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell ka uruar presidentin e ri Bajram Begaj për marrjen e detyrës si President i Shqipërisë.

Borrell përmes një postimi në Twitter, u shpreh se mandati i tij erdhi pasi Shqipëria ka arritur një moment historik, hapjen e negociatave me BE, dhe se po pret me padurim të ecim përpara në rrugën e përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 “Urime Bajram Begajt për betimin si presidenti i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së.

Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Së bashku ne jemi më të fortë”, shkruan ai.

 

Pas