Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borrell: Kosova e Serbia të mbyllin kapitullin e të kaluarës

2021/07/19 at 4:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dialogu Kosovë- Serbi, Borrell: Është BE ajo që udhëheq

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia t’i qasen në mënyrë konstruktive dhe pragmatike raundit të ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja.


Borrell, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak të hënën ndërmjetësojnë takimin e dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai tha se sot do të vazhdohen bisedime për përparimin e arritur deri më tani dhe “për hapat përpara nesh dhe për mënyrën se si do ta vazhdojmë këtë dialog”. Borrell shtoi se shpreson që ky takim të jetë më i frytshëm, sa i përket rezultateve, sesa takimi i parë, që u mbajt në qershor.

“Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejt të ardhmes evropiane, për qytetarët e tyre. E ardhmja është më e rëndësishme se e kaluara. E kaluara është e rëndësishme, por ne duhet të shikojmë përpara”, tha Borrell para takimit.

Para takimit trepalësh, palët kanë zhvilluar takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Mëngjesin e sotëm zhvillova takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të përgatitur takimin e nivelit të lartë të dialogut që mbahet këtë pasdite”, shkroi Lajçak në Twitter.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, zyrtarisht rifilloi. Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy zyrtarët u pajtuan që të vazhdojnë takimet.

Siç njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, bisedimet midis Kurtit dhe Vuçiqit do të përqendrohen në përparimin e arritur si dhe për hapat e mëtejmë në procesin e dialogut.

Beogradi zyrtar insiston që Prishtina të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ndërkaq, Prishtina zyrtare ka theksuar se një numër i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, nuk po zbatohen si duhet nga Beogradi. Kosova, në këtë drejtim, veçmas ka përmendur marrëveshjen për kontrollin e kufirit, atë për njohjen e diplomave, për certifikatat e mallrave, lirinë e lëvizjes si dhe marrëveshjen për fusnotën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç javën e kaluar tha se delegacioni serb po shkon në këtë takim në Bruksel me “besimin më të madh” , por shtoi se nuk ishte i sigurt nëse përparimi është i mundur. Ky do të jetë takimi i fundit i nivelit të lartë në kuadër të dialogut për pjesen e parë të këtij viti, pasi në institucionet evropiane zyrtarisht nis sezoni i pushimeve verore.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik. Në tetor të vitit 2012, ky proces kaloi nga niveli teknik në atë politik, kur kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç nisën negociatat.

Në prill të vitit 2013, palët arritën Marrëveshjen e Brukselit, por shumica e marrëveshjeve që janë pjesë e saj, ende nuk janë zbatuar. Kosova heziton që ta zbatojë Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit për shkak se kjo marrëveshje, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës ishte thënë se nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik të Kosovës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdimisht ua kanë rikujtuar palëve se ky proces është i rëndësishëm edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thënë se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve./ REL

Etiketa: borrellkurtivucic


Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Para
Vrasja e Santiago Malkos, i akuzuari mohon të ketë lidhje me ngjarjen

Vrasja e Santiago Malkos, i akuzuari mohon të ketë lidhje me ngjarjen

SHBA akuza agjencisë kineze të spiunazhit: Përdori hakera kriminalë për…

SHBA akuza agjencisë kineze të spiunazhit: Përdori hakera kriminalë për...

COVID-19 në Shqipëri/ 553 raste të reja, 9 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, regjistrohen 11 raste të reja
















TE FUNDIT

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
20 Dhjetor, 2025

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë gjelatine. Blutë...

Lexo më shumë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
20 Dhjetor, 2025

Nga Aurenc Bebja Gazeta finlandeze “Jakobstads Tidning” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1939, në faqen n°4, një shkrim asokohe...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
20 Dhjetor, 2025

SHBA-të thonë se ushtria e tyre ka kryer një “sulm masiv” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
20 Dhjetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com