Shefi i diplomacisë Europiane Borrell ka patur një dalje për mediat pas takimit Kurti- Vuçiç.
Pjesë nga fjala
Marrëveshja u arrit në fund të shkurtit në Bruksel dhe sot kane qenë diskutime se si duhet të implementohet kjo marrëveshje.
E rëndësishme është dhe mënyra dhe kalendari se si do të bëhen veprimet.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për implementimin e aneksit të marrëveshjes dhe normalizimit të raporteve mes tyre.
Të dyja palët kanë shprehur angazhimin për ta implementuar atë .
Kosova është pajtuar që të nisë menjëherë me mbështetjen e BE të sigurojë një nivel të përshtatshëm për vetëqeverisjen e komunave serbe ne Kosove.
Aneksi dhe marrëveshja ende nuk janë të plota dhe nuk janë publikuar.