Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borrell këtë javë në Tiranë dhe Shkup

2023/03/13 at 6:12 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Borrell këtë javë në Tiranë dhe Shkup

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, këtë javë do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, ai do të ketë takime me krerët e qeverive të këtyre dy shteteve, në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Ndërkaq, më 18 mars ai do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian.

Burimet në BE thonë se vizitat në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut ishin planifikuar më herët, prandaj edhe kishte lindur ideja që pasi Borrell do të vizitojë rajonin, në Ohër të Maqedonisë së Veriut të zhvillohet takimi i radhës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS), Borrell në Shqipëri do të qëndrojë më 15 dhe 16 mars, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars. Më 18 mars, ai do të organizojë rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër.

“Këto vizita do të kenë një rast për të analizuar raportet bilaterale të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të marrëveshjeve përkatëse të Stabilizim Asociimit, si dhe të diskutohet zhvillimet e fundit në këto shtete dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në këtë komunikatë.

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ekziston dhe Këshilli i Stabilizim Asocimit, ku BE-ja dhe vendi i asociiuar analizojnë zhvillimet në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Zakonisht të gjitha takimet e këtij Këshilli zhvillohen në Bruksel apo në Luksemburg. Kjo është hera e parë që takime të tilla zhvillohen në Tiranë dhe në Shkup.

Gjatë këtyre vizitave, Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata në Tiranë do të takohen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të kenë takime dhe me përfaqësuesit e të rinjve ndërsa do të marrin pjesë edhe në inaugurimin e Kullës së Venecias në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga fondet e BE-së.

Në Shkup, Borrell do të takohet me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, por edhe me presidentin Stevo Pendarovski, dhe me një numër ministrash të këtij vendi.

Maqedonia e Veriut ishte shteti i parë i rajonit të Ballkanit Perëndimorë i cili me BE-në kishte arritur marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, qysh në vitin 2001. Por, u desh të priste deri në vitin 2022 për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE. Vitin e kaluar, negociatat e anëtarësimit u nisen edhe me Shqipërinë.

Pritet që gjatë vizitave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Borrell me mikpritësit e tij të bsiedojë edhe për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, për pasojat që kjo ka pasur për Evropën dhe rajonin, dhe për bashkëpunimin mes BE-së dhe këtyre shteteve të përballje me këto pasoja./REL

Etiketa: Josep Borellshkupshqiperi

Ju sugjerojmë

“Dosja 339”/ Vangjush Dako thirret në Prokurori, çfarë zbuluan përgjimet
Aktualitet

SPAK jep informacion zyrtar për arrestimin e Vangjush Dakos

7 Qershor, 2023 3:08 pm
Opinion/ Përse u arrestua Vangjush Dako? (6 Qershor 2023)
Emisionet

Opinion/ Përse u arrestua Vangjush Dako? (6 Qershor 2023)

7 Qershor, 2023 3:02 pm
Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën 17-vjeçari shqiptar, ngeci nën rrotat e kamionit
Rajoni

Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën 17-vjeçari shqiptar, ngeci nën rrotat e kamionit

7 Qershor, 2023 2:44 pm
Stoltenberg: Dhuna po kthen prapa Kosovën, po vihen në pikëpyetje aspiratat euroatlantike
Rajoni

Stoltenberg: Dhuna po kthen prapa Kosovën, po vihen në pikëpyetje aspiratat euroatlantike

7 Qershor, 2023 2:28 pm
Berisha për Dakon: Shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit, mirë ta bënë
Aktualitet

Berisha për Dakon: Shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit, mirë ta bënë

7 Qershor, 2023 2:16 pm
Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi
Aktualitet

Mbështetësit e Bashës u përplasën me deputetët, Berisha: Gangsterë dhe rrugeçër

7 Qershor, 2023 2:08 pm
Papa Francesku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale
Bota

Papa Francesku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

7 Qershor, 2023 2:02 pm
Berisha sulmon ish-bashkëpunëtorin e tij: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës ai…
Aktualitet

Berisha sulmon ish-bashkëpunëtorin e tij: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës ai…

7 Qershor, 2023 1:50 pm
Çështja e privatizimit të klubit “Partizani”,Balla: SPAK t’i shkojë deri në fund çështjes
Aktualitet

Çështja e privatizimit të klubit “Partizani”,Balla: SPAK t’i shkojë deri në fund çështjes

7 Qershor, 2023 1:46 pm
Tiranë/40-vjeçari hedh nga dritarja e makinës pistoletën, kapet nga policia
Kronikë

Tiranë/40-vjeçari hedh nga dritarja e makinës pistoletën, kapet nga policia

7 Qershor, 2023 1:35 pm
Para
Të afërmit e Mimoza Pajës: Grua punëtore dhe me vuajtje

Të afërmit e Mimoza Pajës: Grua punëtore dhe me vuajtje

Belgjika ndalon TikTok-un për punonjësit e qeverisë

Belgjika ndalon TikTok-un për punonjësit e qeverisë

Policia e Vlorës sekuestron 260 kg kanabis, arrestohen 4 persona

Policia e Vlorës sekuestron 260 kg kanabis, arrestohen 4 persona

TE FUNDIT

SPAK jep informacion zyrtar për arrestimin e Vangjush Dakos

“Dosja 339”/ Vangjush Dako thirret në Prokurori, çfarë zbuluan përgjimet
7 Qershor, 2023

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 197 të...

Lexo më shumë

Opinion/ Përse u arrestua Vangjush Dako? (6 Qershor 2023)

Opinion/ Përse u arrestua Vangjush Dako? (6 Qershor 2023)
7 Qershor, 2023

Të martën 6 Qershor 2023,  në emisionin “Opinion” është trajtuar tema “Përse u arrestua Vangjush Dako?”. “Opinion” është fokusuar te fletë-arresti...

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën 17-vjeçari shqiptar, ngeci nën rrotat e kamionit

Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën 17-vjeçari shqiptar, ngeci nën rrotat e kamionit
7 Qershor, 2023

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në Kavalla, Greqi. Sipas mediave greke bëhet...

Lexo më shumë

Stoltenberg: Dhuna po kthen prapa Kosovën, po vihen në pikëpyetje aspiratat euroatlantike

Stoltenberg: Dhuna po kthen prapa Kosovën, po vihen në pikëpyetje aspiratat euroatlantike
7 Qershor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dhuna po e kthen prapa Kosovën, duke vënë në pikëpyetje aspiratat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com